Në kremten e Zojës së Papërlyer (8 dhjetor), në Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut u kremtua Festen Sinodale e Familjeve ‘Amoris Laetitia’, duke mbyllur Vitin Jubilar të Shën Jozefit.
Festa u zhvillua në Famullinë e Zojës së Papërlyer në Fier, dhe kanë marrë pjesë më shumë se 200 persona, që kanë ardhur nga të gjitha komunitetet e Administraturës. Familjet pjesëmarrëse janë të të gjitha llojeve: në disa vende të gjithë anëtarët e tyre janë katolikë, në të tjera, besime të ndryshme bashkëjetojnë në të njëjtën familje.
Takimi ka filluar me lutjen në Kishë, me një dëshmi nga Kaspër e Benedeta, çift misionar në Administraturen tonë. Pastaj, Motër Rita Deda, françeskane e Shën Filipës Mareri në Kamëz, ka ofruar një ligjerata: “Familja e Shenjtë e Nazaretit, tre modelet jo vetëm spiritualët, por ungjillëzueset: Jozefi (atë), Maria (Nënë) dhe Jezusi (bir). Më vonë, të ndarë në grupe çiftesh, të rinjsh dhe fëmijësh, ka ndodhur një kohë dialogu. Pas një pushimi të shkurtër, një çift nga Bilishti, Altini dhe Ida, dhanë dëshminë e tyre.
Në orën 12 ka filluar Mesha e Shenjtë, e udhëhequr nga Imzot Giovanni Peragine, ipeshkvi i Administraturës, i cila ka nxjerrë në pah disa pika të rëndësishme të jetës familjare dhe ungjillëzimit. Viti jubilar i Shën Jozefit është mbyllur solemnisht me një lutje drejtuar Pajtorit të Administraturës, ndërsa dy të rinj mbanin ikonën. Dreka është bashkëndarë jashtë, për shkak të diellit rrezatues që na ka shoqëruar gjatë gjithë ditës. Takimi përfundoi me fjalet nga ipeshkvi dhe lutjen.