33.5 C
Tirana
HomeKISHEdukimi me një menu prej 5 shijesh
HomeKISHEdukimi me një menu prej 5 shijesh

Edukimi me një menu prej 5 shijesh

Nuk na duhen receta, por parime dhe rregulla të qarta

Duhet të thuash jo-të e duhura dhe duhet shumë guxim për të hequr jo-të. Shpesh kufijtë janë shumë të ngushtë dhe kalibrimi është shumë i vështirë. Zgjedhja e jo-ve të duhura është një vepër arti.

Veçantia, pjekuria, autenticiteti, mahnitja, pavarësia. Është “Umami”, sipas formulës së propozuar nga Claudia Denti dhe Severino Cirillo. “Nuk na duhen receta, por parime dhe rregulla të qarta”

Të jesh prind i mirë është një art kompleks, por që mund të mësohet. Duke punuar mbi vetveten, për mirëqenien vetjake dhe të fëmijëve. Severino Cirillo dhe Claudia Denti, themelues të portalit Informed Parent dhe autorë të librit të sapobotuar nga shtëpia botuese Rizzoli, “Mëso të thuash jo – Për të rritur fëmijë të lumtur”, e shpjegojnë më së miri.

Vëllimi paraqet një qasje të re ndaj edukimit, nga zero deri në adoleshencë, me shumë shembuj praktikë në të cilët nënat dhe baballarët mund ta gjejnë veten lehtësisht. Çfarë duhet të bëni nëse fëmija nuk fle, si të reagoni ndaj të qarit, si të kultivoni vetëvlerësimin, si ta ndihmoni atë për ta përballuar shkollën, si mund të jesh një shembull i mirë për të… Shpesh të ngatërruar mes metodave të ndryshme të edukimit që përhapen nga mediat sociale duke filluar nga ato tradicionalet tek ato më të ëmblat, më moderne, prindërit kërkojnë një strehë të sigurt. Cirillo-s dhe Denti-t, përkatësisht doktor në Shkenca Shëndetësore dhe doktoreshë në Shkencat e Edukimit dhe të Formimit, me përvojë të madhe në botën e fëmijërisë, u bëmë disa pyetje për të kuptuar më mirë se për çfarë bëhet fjalë.

Si lindi ideja për të shkruar këtë libër?

Nga dy eksperienca të ndryshme. Ajo e edukatores dhe e ajo e atij që ka punuar shumë për mirëqenien dhe lumturinë e njerëzve në vitet e fundit, edhe në shkolla dhe jashtë vendit. Kuptuam se bota po ndryshon shpejt dhe se metodat edukative nuk janë gati për transformime kaq të shpejta. Për këtë arsye menduam për një qasje pak më ndryshe, e cila nuk ishte shumë didaktike. Domethënë një metodë që u mundëson prindërve dhe fëmijëve të ndihen mirë dhe të shprehen në realitetin e vështirë të sotëm.

Në çka qëndron metoda juaj?

Ne menduam se, më shumë se të tregojmë rregulla operative, është e rëndësishme të kemi parime. Kjo sepse parimi na tregon gjithmonë se ku të shkojmë, edhe kur situatat janë të ndryshme. Këtë disiplinë e quajtëm “Umami”, si ndjesi e shijes që plotëson dhe bashkon të gjitha shijet. “Umami” si akronim që përmbledh parimet e veçantisë, pjekurisë, autenticitetit, mahnitjes, pavarësisë.

Veçantia e qenies njerëzore është qendra e kësaj metode. Detyra jonë, si prindër, është të kujtojmë se jemi unikë dhe të vlerësojmë veçantinë e të gjithë njerëzve që takojmë në rrugën tonë.

Pjekuria është e nevojshme në mënyrë që veçantia të mos bëhet justifikim për të mos marrë përgjegjësi.

Është gjithashtu e rëndësishme që prindërimi ynë të jetë në përputhje me atë që jemi dhe se nuk po interpretojmë një rol.

Gjithashtu duhet të jemi në gjendje të rrokim bukurinë në mënyrë që të jetojmë plotësisht.

Në fund, qëllimi i prindërimit është t’ua lejojmë fëmijëve të bëhen të pavarur. Jo fëmijët që ne do të donim, jo ​​fëmijët që do të na pëlqente të kishim, por personat që ata janë në të vërtetë.

Pse është e rëndësishme të thuash “jo” dhe pse është e vështirë ta bësh këtë gjë?

Të bësh gjithmonë atë që dëshiron nuk do të thotë të jesh i lirë. Një fëmijë që nuk ka kufi, për shembull, është i burgosur i kaosit. Kufijtë mund të jenë miq si për prindërit ashtu edhe për fëmijën: ato i ndihmojnë të gjithë të kuptojnë se çfarë është e pranueshme dhe çfarë është e papranueshme, çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, çfarë është e mirë dhe çfarë jo.

Duhet të thuash jo-të e duhura dhe duhet shumë guxim për të hequr jo-të. Shpesh kufijtë janë shumë të ngushtë dhe kalibrimi është shumë i vështirë. Zgjedhja e jo-ve të duhura është një vepër arti. Linjat udhëzuese janë ato të parimeve që kemi parë. Përveç kësaj, e pranojmë faktin që jemi njerëz dhe se mund të bëjmë gabime. Duhet të mendojmë edhe për përshtatjen ndaj ndryshimeve. Një “jo” sot mund të mos jetë mirë për një të nesërme. Për më tepër, të thuash “jo” do të thotë gjithashtu të dish si të thuash “jo”. E dimë se ne mund ta bëjmë personin tjetër të vuajë dhe kur bëhet fjalë për fëmijën tonë, mendimi se e shkaktojmë këtë vuajtje rrezikon të na frenojë. Nuk shërbejnë shumë “jo”, por vetëm ato të duhurat për të kultivuar lumturinë tuaj dhe të fëmijës suaj.

Nuk lejohen përjashtime në rregulla. A nuk jeni shumë të rreptë?

Të lëvizësh në një hapësirë ​​pa kufij është çorientuese për ata që nuk janë të pajisur. Në vitet e para të jetës futen rregullat që duhen bashkëndarë dhe shkruar së bashku. Rregullat dhe pasojat janë të lidhura. Nëse ka përjashtime, do të thotë se nuk ka rregull.

Metoda është veçanërisht interesante sepse parashikon që prindërit që punojnë mbi veten e tyre. A është kaq e nevojshme?

Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për angazhimin që kërkon detyra e tyre, e cila ka një nivel të lartë kompleksiteti. Nëse arrij t’i përkushtohem vetvetes, të kuptoj se kush jam, të njoh emocionet e mia, t’i kultivoj ato, të rritem edhe në aspektin kognitiv [njohës], kam më shumë mjete për të mbarështuar një fëmijë. Për këtë arsye, figura e prindit është qendrore dhe nëse ai ka mjetet për ta mbarështuar këtë përgjegjësi bën një punë të shkëlqyer për familjen dhe shoqërinë.

Cilat janë gabimet më të shpeshta të prindërve sot?

Gabimi i parë është t’i afrohesh prindërimit në mënyrë të papërgatitur. I dyti është që, gjatë kohës, të nënvlerësohen pasojat e veprimeve të vogla. Për shembull, nëse sot i jap një fëmije dy ose tre vjeç një smartphone me filma vizatimorë në dorë, qoftë edhe vetëm për të ngrënë, do të arrij efektin e qetësimit, por ai nuk do të përqendrohet te ushqimi dhe në të ardhmen mund të zhvillojë një varësi. I treti është të kërkosh sa më shumë informacion në çdo cep të internetit dhe të përpiqesh për t’i zbatuar në mënyrën më të ngurtë ato informacione. I katërti është të mos kesh një pikë referimi të besueshme. Të përgatitësh veten, duke studiuar dhe duke iu mbështetesh profesionistëve, kur është e nevojshme, është një shenjë pjekurie, ashtu sikurse të kërkosh ndihmë është një akt i madh guximi.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme