22.5 C
Tirana
HomeKISH"Dyqindvjetori i Lindjes së Atë Luigji Monti: Një Trashëgimi e Përkushtimit dhe...
HomeKISH"Dyqindvjetori i Lindjes së Atë Luigji Monti: Një Trashëgimi e Përkushtimit dhe...

“Dyqindvjetori i Lindjes së Atë Luigji Monti: Një Trashëgimi e Përkushtimit dhe Dashurisë për të Sëmurët dhe Jetimët”

Me datë 20 shtator, në ambientet e Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë“, u kremtua Mesha e Shenjtë me rastin e dyqindvjetorit të lindjes së të Lumit Luigji Monti, e drejtuar nga Imzot Simon Kulli, Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës.

I Lumi Luigji Monti, një infermier dhe edukator i shekullit të XIX, njihej për përkushtimin dhe forcën shpirtërore që u ofronte të sëmurëve dhe jetimëve, të cilët shpesh e quanin “Atë” për dashurinë dhe mbështetjen e tij.

Në këtë vit jubilar, kujtojmë dyqindvjetorin e lindjes së tij, duke reflektuar mbi veprën e tij të shquar që megjithëse nuk ishte prift, jetoi me përkushtim të thellë Ungjillin, duke tërhequr pranë vetes të rinj dhe të rritur të frymëzuar nga një besim i thellë dhe bujar.

Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” gjen frymëzimin në veprën e Luigji Monti-t dhe e konsideron atë burimin kryesor të veprimtarisë së tij në Shqipëri.

Në Tiranë, kujtimi i tij përkujtohet përmes Klinikës në Rrugën e Kavajës, që përfaqëson veprën e parë të krijuar në vendin tonë nga Vëllezërit e tij, të cilët nisën misionin e tyre në Shqipëri në vitin 1993.

BurimiUNIZKM

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme