12.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-Durrës“DRITË, MË SHUMË DRITË!”
HomeArqidioqeza Tiranë-Durrës“DRITË, MË SHUMË DRITË!”

“DRITË, MË SHUMË DRITË!”

Shtegtim Arqidioqezan Jubilar

Më datë 19 mars 2025, e kremtja e Shën Jozefit dhe përkujtimi i vdekjes së të Lumit Vinçens Prennushit O.F.M., Arqidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës ka organizuar një shtegtim jubilar mbi gjurmët e martirëve tanë. Arqipeshkvi Metropolit, Imzot Arjan DODAJ F.d.C. i cili udhëhoqi shtegtimin dhe meshën e shenjtë, në hapjen e vitit jubilar na ftoi të gjithëve që “Në shembullin e të lumit Vinçens Prennushi, në Konkatedralen e Shën Luçisë të ripërtërijmë besnikërinë ndaj Zotit e ndaj Kishës”.

Tema e shtegtimit “DRITË, MË SHUMË DRITË!” mori frymëzimin nga fjalët e fundit të Imzot Prennushit “Dritë, më shumë dritë” të shqiptuara pikërisht në burgun e vjetër të Durrësit ku në vitin 1947, ishin të burgosur, ndër të tjerë, të Lumët Vinçens Prennushi dhe Jul Bonati. Nga ky vend, pas një homazhi përkujtimor të shkurtër u nis shtegtimi drejt Kishës Jubilare, Kon-Katedralja e Arqidioqezës, Famullia e Sh. Luçisë për kremtimin Eukaristik.

“Shtegtimi shpreh një element themelor të çdo ngjarjeje jubilare. Vënia në ecje është tipike e atyre që shkojnë në kërkim të kuptimit të jetës. Shtegtimi në këmbë favorizon së tepërmi rizbulimin e vlerës së heshtjes, të mundimit, të asaj që është thelbësore (Françesku, Shpresa nuk zhgënjen, 5).

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme