26.5 C
Tirana
HomeKISHDita Rinore Dioqezane në Shqipëri
HomeKISHDita Rinore Dioqezane në Shqipëri

Dita Rinore Dioqezane në Shqipëri

"Të jemi një pishtar i vogël shprese për të tjerët."

A.D.V

Së bashku me Kishat anë e mbanë botës u kremtua me datë 25-26 Nëntor mes qindra të rinjve edhe në Shqipëri Dita Rinore Dioqezane.

Takimi i cili nisi me regjistrimin e të rinjve, më pas me adhurim, meditim por edhe me dëshmitë e shumta e të sinqerta të tyre, ishte frytdhënës dhe një pasuri e shtuar, e cila tregon që rinia katolike është pjesë e rëndësishme dhe thelbësore brenda Kishës, si një burim frymëzimi për të gjithë.

Adhurimi dhe shërbimi është motoja që ndjekin këta të rinj edhe në shqipëri, e nxitur nga dashuria për tjetrin, e cila forcohet më tepër edhe gjatë kohës së ardhjes.

Nuk munguan momentet e bashkëndarjes mes njëri tjetrit, dëshmitë emocionuese dhe reflektimet e sinqerta të dëgjuara me shumë interes nga drejtuesit e Dioqezave, por gjithashtu edhe momentet argëtuese.

Ndërkohë të rinjtë e Dioqezës së Sapës, Dioqezës së Lezhës dhe të Arqidioqezës së Shkodër-Pult-it janë bashkuar për ta kremtuar këtë ditë, në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër. 

Bashkë me të rinjtë ishin të pranishëm edhe Ipeshkvinjtë; Imzot Simon Kulli, Imzot Ottavio Vitale dhe Imzot Angelo Massafra.

Të rinjtë e ardhur nga 48 famulli të ndryshme i dhanë zë katedrales së Shën Shtjefnit me gëzimin dhe forcën e një besimi, që jo vetëm nuk është duke u zhdukur, por përkundrazi; po rritet shëndetshëm dita ditës.

 

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme