9.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësDita Rinore Dioqezane në Arqidioqezën Metropolitane Tiranë-Durrës
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësDita Rinore Dioqezane në Arqidioqezën Metropolitane Tiranë-Durrës

Dita Rinore Dioqezane në Arqidioqezën Metropolitane Tiranë-Durrës

Në vigjiljes e festës së Krishtit Mbreti i Gjithësisë, adoleshent dhe të rinj nga katër anët e Arqidioqezës Tiranë-Durrës janë takuar së bashku në Ditën Rinore Dioqezane. Që nga ky vit e në vijim me dëshirën e Atit të Shenjtë Françesku, Dita Rinore do të kremtohet në përmbylljen e vitit liturgjik që përkon me festën e Krishtit Mbret.

Afro 340 të rinj të ardhur të organizuar, me grupet e famullive dhe lëvizjeve të ndryshme të Kishës u takuan në ambientet universitare të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Nën kujdesin e Komisionit Baritor Rinor dioqezan dhe bashkëpunimit të Baritores Rinore Universitare në orën 14:30 ka nisur me një moment lutje, Dita Rinore Dioqezane e cila është ndjekur nga komenti që Ipeshkvi ndihmës Imzot Arjan Dodaj ka sjell mbi letren e Papës drejtuar të rinjve me temë: “Çohu! Po të bëj dëshmitar të asaj çka pe!” (krh. At 26,16).

Papa në letrën e tij i udhëzon të rinjtë drejt zbulimit të dashurisë së pakushtëzuar të Zotit për çdo njeri. “Zoti, – shkruan Françesku – zgjedh dikë që madje e përndjek, plotësisht armiqësor ndaj Tij dhe të tijve. Pasi nuk ka asnjë person që për Hyjin të jetë i pakthyeshëm. Përmes takimit personal me Të është gjithmonë e mundur të rifillohet. Asnjë i ri nuk përjashtohet nga veprimi i hirit dhe mëshira e Hyjit”.

Takimi i Ditës Rinore Dioqezane ka vijuar me porositë e Atit të Shenjtë Françeskut “Çohu dhe dëshmo dashurinë dhe respektin që është e mundur të krijohet në marrëdhëniet njerëzore”, … “Çohu dhe dëshmo dashurinë dhe respektin që është e mundur të krijohet në marrëdhëniet njerëzore”, dhe “Çohu dhe dëshmo se përvojat e dështuara mund të rindërtohen, se njerëzit tashmë të vdekur në shpirt mund të ringjallen” – këto porosi janë sjellë në forma të ndryshme aktrimi e animimi nga të rinjtë e famullive e grupeve të ndryshme të dioqezës.

Mesha e Shenjtë ka qenë kulmi i kësaj dite ku së bashku me të rinjtë e pranishëm është bashkuar edhe Arqipeshkvi Imzot George Frendo, i cili që në fillim të Meshës ka nxitur të rinjtë që njëzëri të dëshmojnë se KRISHTI JETON! Gjatë homelisë së tij Imzot Frendo ka ftuar të rinjtë ta duan Kishën, por edhe vendin tonë Shqipërinë. Largimi apo dëshira e të rinjve për tu larguar drejt vendeve të zhvilluara ka qenë pika kyçe e homelisë, jini ato që do ti jepni vendit tonë Shqipërisë, dritën, që Krishti shpërndan prej më shumë se 2000 vitesh. Jini të rinj që e duani vendin, të rinj që e duani Kishën!

Dita Rinore Dioqezane ka përfunduar me simbolin e sandales një simbol në ecje e misioni, për të cilën janë ftuar që të gjithë të rinjtë që të çohen e të nisen… ndërkohë në ambientet e jashtme e shoqëruar nga muzika bashkëkohore mes këngëve dhe valleve është mbyllur dhe kjo ditë duke uruar njëri tjetrin për një ecje drej dëshmisë se Krishti Jeton!

Elidon Dodaj

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme