11.5 C
Tirana
HomeKISHDita Kombëtare e Baritores Familjare.
HomeKISHDita Kombëtare e Baritores Familjare.

Dita Kombëtare e Baritores Familjare.

paraqitja e dokumentit “Itinerare Katekumenale për Jetën Martesore, Udhëzime baritore për Kishat vendore”.

Të shtunën më 20 prill 2024, pranë ambienteve të Seminarit dioqezan “Redemptrois Mater” u organizua Dita Kombëtare e Baritores Familjare. Ky event u organizua nga Komisioni Kombëtar për Laikët, Familjen dhe Jetën në bashkëpunim me Dikasterin për Laikët, Familjen dhe Jetën.

Takimi Kombëtar mbi Familjen i menduar nga Imzot Ottavio Vitale, President i Komisionit Kombëtar për Laikët, Familjen dhe Jetën, u organizua sëbashku me ekipin e këtij komisioni, Baritoren Familjare, ku bëjnë pjesë familje, meshtarë, motra dhe përnxitës të jetës dhe mbrojtjes së vlerave të familjes dhe jetës.

Ky takim e mori frymëzimin nga dokumenti më i fundit mbi familjen, i Dikasterit të Vatikanit për Laikët, Familjen dhe Jetën, i titulluar “INTINERARI KATEKUMENAL PËR JETËN MARTESORE”, udhëzime baritore për Kishat vendore.
Për t’i dhënë një jehonë dhe rëndësi këtij takimi, ishte e ftuar nga Imzot Ottavio Vitale, enkas për këtë ditë, nënsekretarja e Diksaterit për Laikët, Familjen dhe Jetën, doktoresha Gabriella Gambino, e cila shpjegoi rëndësinë e këtij dokumenti dhe punën e zhvilluar deri në daljen e tij në dritë, dhe si mund të aktualizohet konkretisht në kishat vendore.

Nderuan me praninë e tyre Imzot Luigi Bonazzi, Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot Gjergj Meta, President i KISH, Imzot Angelo Massafra, Kryeipeshkëv i Dioqezës Shkodër – Pult dhe Imzot Simon Kulli, Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës.

Të pranishëm ishin një numër i madh familjesh nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë, të shoqëruar nga meshtarë dhe motra.
Përveç paraqitjes së bërë nga Dr. Gambino, gjithashtu u bë edhe paraqitja e punës në nivel kombëtar me Familjet.

Këtë takim e pasuroi edhe dëshmia e dy familjeve:

1) Vilson dhe Majlinda Peshkaj, Dioqeza e Shkodrës.

2) Përparim Liçi dhe Eriselda Keli, Dioqeza e Sapës.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme