13.5 C
Tirana
HomeKISHBirësimi, një formë e veçantë e gjenerimit familjar dhe shoqëror
HomeKISHBirësimi, një formë e veçantë e gjenerimit familjar dhe shoqëror

Birësimi, një formë e veçantë e gjenerimit familjar dhe shoqëror

Përballë një konteksti aktual kulturor në të cilin fëmija zgjidhet dhe kërkohet nga prindërit (ndonjëherë edhe me kokëfortësi) si një fëmijë “për vete”, si një zgjatim i dëshirave të dikujt, si një objekt mbi të cilin mund të gjejnë përmbushje pritshmëritë e dikujt, prindërit përmes birësimit janë të thirrur që në fillim për të pranuar një fëmijë si “të ndryshëm nga vetja”, bartës i një dallimi të caktuar, i dukshëm në veçoritë somatike dhe shpeshherë edhe në dallimin etnik, gjuhësor dhe kulturor që kanë referimin përkatës “diku tjetër”.

Në Fjalorin e Doktrinës Shoqërore të Kishës, Rosa Rosnati ndalet mbi rëndësinë e bashkërendimit midis çiftit dhe shoqërisë që kujdeset për një fëmijë të birësuar.

Birësimi është një praktikë shumë e lashtë e “përftimit të një familjeje”, i cili vërehet disa herë edhe në Besëlidhjen e Vjetër: nga Moisiu, te Estera, te Efraimi dhe Manaseu. Këto ngjarje birësuese përmbajnë një vlerë gjeneruese [lindëse] që nuk ka të bëjë vetëm me ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt, por kontribuon në mënyrë aktive në realizimin e planit të Hyjit për njeriun. Rekomanduar në disa dokumente të Magjisterit të Kishës (p.sh. Familiaris consortio), mund të konsiderohet një formë e veçantë e gjenerimit familjar dhe shoqëror që shkon përtej kufijve të grupit të familjes vetjake për të pranuar fëmijën e dikujt tjetër dhe për të përftuar një përkatësi të përbashkët familjare. Edhe Papa Françesku në Amoris Laetitia përkrah nxehtësisht zgjedhjen e birësimit – jo vetëm në rastet e mungesës së fëmijëve – si një hapje ndaj jetës dhe një shtysë tipikisht lindëse.

Birësimi mishëron një vlerë “profetike”, e aftë për të ndriçuar natyrën më të thellë të prindërimit në përgjithësi. Njëmend, përballë një konteksti aktual kulturor në të cilin fëmija zgjidhet dhe kërkohet nga prindërit (ndonjëherë edhe me kokëfortësi) si një fëmijë “për vete”, si një zgjatim i dëshirave të dikujt, si një objekt mbi të cilin mund të gjejnë përmbushje pritshmëritë e dikujt, prindërit përmes birësimit janë të thirrur që në fillim për të pranuar një fëmijë si “të ndryshëm nga vetja”, bartës i një dallimi të caktuar, i dukshëm në veçoritë somatike dhe shpeshherë edhe në dallimin etnik, gjuhësor dhe kulturor që kanë referimin përkatës “diku tjetër”. Për më tepër, dimensioni shoqëror është i bashkëlindur me birësimin: dimensioni shoqëror, në të vërtetë, nuk mund të mos shërbehet me familjen si burim për t’iu përgjigjur dramës së fëmijërisë në një gjendje braktisjeje. Birësimi përbën një rast të favorshëm për rritjen e atyre fëmijëve që janë të privuar nga një kontekst i përshtatshëm familjar, duke lejuar, siç konstatohet në kërkime të shumta, një rikuperim të gjerë psikofizik dhe kognitiv, edhe pse asnjëherë i plotë.

Nga këtu buron edhe përgjegjësia sociale në mbështetjen e familjeve birësuese, duke promovuar ndërhyrje parandaluese – si p.sh. rrugëtimet/programe të pasurimit [enrichment] të familjes – për të promovuar burimet e nevojshme. Të gjithë profesionistët e përfshirë në fazat e ndryshme të shoqërimit të familjeve birësuese, si dhe mësuesit, katekistët dhe operatorët baritorë të familjes, kanë nevojë për një përgatitje të bazuar shkencërisht mbi këto çështje, në mënyrë që zgjedhja birësuese të mund të konsiderohet ende sot si një rrugë e përshkueshme për zbatimin e planit të “krijimit të familjes”.

Nga Rosa Rosnati –  Profesor i rregullt i Psikologjisë Sociale në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Sociale të Universitetit Katolik të Zemrës së Shenjtë.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme