17.5 C
Tirana
HomeAdministratura Apostolike e Shqipërisë së JugutBerat/ Bashkësia katolike shtohet me 14 besimtar
HomeAdministratura Apostolike e Shqipërisë së JugutBerat/ Bashkësia katolike shtohet me 14 besimtar

Berat/ Bashkësia katolike shtohet me 14 besimtar

Me 22 maj, në të Dielën e VI të Pashkës, bashkësia katolike në rrethin e Beratit ka pasur hirin nga Zoti për të pranuar në gjirin e vet 14 vëllëzër dhe motra të reja, të cilën pas një ecje disa vjeçare si katekumenë, kanë marrë nga Kisha Sakramentet e Hyrjes në jetën e krishterë: Pagëzimin, Krezmimin dhe Kungimin.

Kremtimi është udhëhequr nga Ipeshkvi i Administraturës Apostolike të Jugut të Shqipërisë, Imzot Giovanni Peragine i cili ka theksuar se me dhuratën e Pagëzimit bëhemi ne të vërtetë bijtë e Zotit dhe shenja e këtij birësimi është paqja që Krishti i ringjallur na ka dhuruar.


Përveç të Pagëzuarve nga Berati dhe Kuçova, për herë të parë bashkësisë katolike i janë shtuar edhe besimtarë nga fshati Novë si edhe nga qyteti i Poliçanit. Tashmë neofitët, do të vazhdojnë pergatitjen e tyre të krishterë duke mësuar disa mistagogji lidhur me Meshën e Shenjtë.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme