16.5 C
Tirana
HomeKISHBekohet Qendra Baritore në Famullinë e Shën Antonit, Tiranë.
HomeKISHBekohet Qendra Baritore në Famullinë e Shën Antonit, Tiranë.

Bekohet Qendra Baritore në Famullinë e Shën Antonit, Tiranë.

Ditën e shtunë, më 5 nëntor, në Festën e Martirëve, u bekua Qendra Baritore e re e famullisë Shën Antoni, Tiranë, e cila tashmë mban emrin e të Lumit Vinçenc Prendushi. Qendra gjendet në Lagjen Allias, 4, Rruga Pavlli Pavli dhe do të shërbejë si vend ku do të zhvillohet katekizëm dhe aktivitete të ndryshme ungjillëzuese për banorët e atyshëm.

Mesha, gjatë së cilës u bë bekimi, me praninë e relikeve të martirëve tanë, u kremtua nga At’ Bernard Caruana O.P Vikar i Përgjithshëm i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Natyrisht, i pranishëm në këtë kremtim ishte famullitari At’ Flavio Cavallini O.F.M dhe zëvendës famullitari At’ Gjon Kalaj O.F.M.

Gjatë predikimit, në atë ‘kishë-shtëpi’ ku besimtarët ishin mbledhur si një familje, At’ Bernardi bashkëndau se po përjetonte emocionet e Kishës së hershme dhe uroi që ajo bashkësi ta dëshmonte Krishtin në çdo çast dhe aktivitet të jetës së përditshme.

Në mbarim të Meshës, në duart e At’ Berndardit, besimtarët nderuan plot devotshmëri reliket e martirëve. Më pas u vijua me një moment bashkëndarjeje dhe gëzimi. 

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme