22.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësBaritoria Rinore e Tiranës takim me të rinjtë e dioqezës për Paktin...
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësBaritoria Rinore e Tiranës takim me të rinjtë e dioqezës për Paktin...

Baritoria Rinore e Tiranës takim me të rinjtë e dioqezës për Paktin Edukativ Global

Që në vitin 2019 Papa Françesku ka bërë ftesën planetare për një Pakt Edukativ Global po ashtu duke ftuar edhe brezat e rinj ku Papa Françesku shprehet me këto fjalë: “Le të dëgjojmë britmën e brezave të rinj, e cila nxjerr në pah nevojën dhe, në të njëjtën kohë, mundësinë stimuluese për një ecje edukative të përtërirë, i cila nuk e kthen shikimin në anën tjetër, duke favorizuar padrejtësitë e rënda shoqërore, shkeljet e të drejtave, varfëria e thellë dhe skartot njerëzore”.

Komisioni i Baritores Rinore së Arqidioqezës Tiranë-Durrës në bashkëpunim me motrat Saleziane kanë ftuar të rinjtë në një moment formimi dhe pse jo të një angazhimi dhe ecjeje mbi Paktin Edukativ Global, për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për vendit tonë e më tej, duke i bërë tonat fjalët e Papa Françeskut “Ne besojmë se edukimi është një nga mënyrat më efektive për të humanizuar botën dhe historinë”.

Të rinjtë pjesëmarrës në këtë takim ishin rreth 80 të ardhur nga realitete të ndryshme të Dioqezës.

Dita filloi me një moment të hareshëm mikpritjeje në ambientet e motrave Saleziane duke vazhduar pastaj me një përshëndetje nga Atë Geoffrey Bugeja i pasuar nga një moment lutjeje të përgatitur nga Motër Malvina Doçi. Më pas Motër Teuta Buka filloi takimin duke na prezantuar Paktin Edukativ Global si një ftesë ku e gjithë bota është e angazhuar për të ecur së bashku, për një marrëveshje të rinovuar edukative që vepron me përgjegjësi. Pakt i ri për edukimin, Antidota për krizën aktuale, përfshin çdo sektor të shoqërisë dhe krejt njeriun me potencialin e tij. Çdo aktor është i thirrur të kontribuojë thotë Papa: qeveritë qendrore, lokale, organizmat ndërkombëtare dhe kombëtare; mësuesit, edukatorët, profesionistët; të rinjtë dhe fëmijët; familja dhe çdo njeri vullnetmirë; shkenca, arti, sporti, mediat, besimet fetare.

Takimi vazhdoi duke i përfshirë të rinjtë në tryeza të rrumbullakëta të ndarë sipas disa tematikave të dhëna nga Papa Françesku. Të rinjtë më pjesën e parë të tryezës së rrumbullakët ishin të ftuar të vihen në rolin e prindërve, mediave, mësueseve, Ministrisë së arsimit dhe Institucioneve duke reflektuar mbi to. Në pjesën e dytë të tryezës së rrumbullakët të rinjtë kanë parë me shumë vëmendje se si prindërit, Mediat etj… janë përgjigjur në konferencën e 18 tetorit të 2021 që u promovua na Edukimi Katolik Kombëtar. Të rinjve më pas ju është kërkuar edhe të gjejnë pikat e përbashkëta mes asaj çfarë to kanë ato kanë thënë në pjesën e parë të punimeve me ato qe vetë mediat, prindër, institucione etj janë shprehur. Motër Teuta ka ftuar të rinjtë të prezantojnë reflektimet dhe punët e tyre në asamble. Si përmbledhje e punëve që të rinjtë prezantuam kemi vënë re që kemi një rini të kujdesshme ndaj vlerave si të Krishtera po ashtu edhe shoqërore, të rinj që e duan edukimin dhe që janë të gatshëm të kontribuojnë për të mirën e shoqërisë, të rinj që ëndërrojnë një të ardhmen me shpresë.

Baritoria Rinore është e gatshme të dëgjojë zërin e të rinvje dhe i ka ftuar të rinjtë të japin kontributin e tyre duke i dërguar në adresat e tyre të kontaktit të Baritores për sugjerime të ndryshme për një plan pune të mëtejshëm mbi pikat që janë diskutuar nga takimi i sotëm.

Drejtoresha e Rinisë në Bashkinë e Tiranës Iva Beharaj me Atë Geoffrey Bugeja dhe Motër Malvina Doçi

Pas prezantimeve të grupeve sot kishim nderit të kishim të ftuar, Iva Beharaj Drejtoreshë e Rinisë në Bashkinë e Tiranës së bashku me disa anëtar të Këshillit Rinor Grejsi Bixhi dhe Roy Basha. Se bashku na prezantuan iniciativa të ndryshme që Drejtoria e Rinisë është duke ndërmarrë për të rinjtë ku edhe një jemi të ftuar të përfitojmë nga projektet dhe iniciativat e bashkisë edhe, pse jo edhe të bashkëpunojmë së bashku.

Motër Malvina Doçi

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme