13.5 C
Tirana
HomeLajmeArrestuan shfrytëzuesit, nuk ia dhanë kurrë nënshtetësinë: historia e Adelinës e cila...
HomeLajmeArrestuan shfrytëzuesit, nuk ia dhanë kurrë nënshtetësinë: historia e Adelinës e cila...

Arrestuan shfrytëzuesit, nuk ia dhanë kurrë nënshtetësinë: historia e Adelinës e cila u vetëvra në moshën 47-vjeçare

47-vjeçarja shqiptare, e rrëmbyer, e rrahur dhe e përdhunuar në moshën 22-vjeçare, bëri të arrestohen 40 shfrytëzuesit e saj. Më pas kanceri, pritja e pafund për strehim dhe letra drejtuar Mattarella-s. Ajo kishte tentuar edhe t’i vinte flakën vetes.

Adelina kishte ndihmuar Italinë duke denoncuar shfrytëzuesit e saj. I njëjti vend që e priti nuk ia dha kurrë shtetësinë, dëshira e saj të fundit thellë e ngulitur. Adelina Sejdini, 47 vjeçe, e lindur në Durrës, i shpëtoi rrjetit të prostitucionit, të dielën u hodh nga mbikalimi hekurudhor i Ponte Garibaldi në Romë. Falë deklaratave të saj para forcave të rendit (pasi që ishte dërguar në Itali në moshën 22-vjeçare, u rrah dhe përdhunua), u arrestuan 40 persona dhe u denoncuan 80 të tjerë, anëtarë të rrjetit shqiptar që kontrollonte shfrytëzimin e prostitucionit në mbarë Italinë në vitet ‘90.

Një operacion i paprecedentë që, megjithatë e detyroi atë të largohej nga Vareze, qyteti ku ishte sjellë pasi ishte shitur te shfrytëzuesit e saj, për të arritur në Pavia, ku po përpiqej të rindërtonte jetën e saj dhe kërkonte ndihmë për një strehim publik. Menjëherë pas mbërritjes së saj, u përball me një tjetër pengesë në ekzistencën e saj të ndërlikuar: kanceri i gjirit e detyroi atë të vijonte me shtrime të njëpasnjëshme në Poliklinikën San Matteo. «Mjekët kujdesen për mua, jam në duar të mira – u thoshte ajo mikeshave të saj -. Por kur do të kem nevojë për ndihmë tjetër, si do t’ia bëj pa para dhe pa shtëpi…».

Ajo luftonte kundër asaj të keqeje agresive, dhe gjithashtu për të marrë njohjen e nënshtetësisë italiane. Njëmend, në lejen e saj të qëndrimit i ishte hequr statusi i pashtetësisë dhe shënuar shtetësia shqiptare. Gjë e cila faktikisht kishte ngadalësuar procesin për caktimin e strehimit publik. Adelina kishte gati njëzet vjet që jetonte në Pavia. Ajo u largua nga vendi i saj në vitin 1996 kur ishte 22 vjeçe. Një jetë me sakrifica dhe luftë të vazhdueshme. E sëmurë, e pastrehë dhe me invaliditet 100% për hir të të cilit merrte një ndihmë mujore prej 285 €.

Disa herë, nga shtrati i saj në spital dhe në rrjetet sociale, i ishte drejtuar presidentit Sergio Mattarella. Në vitin 2019, ajo mori një përgjigje për një letër drejtuar Ministrisë së Brendshme ku thuhej: «Do të merremi me rastin tuaj». Por koha kaloi dhe për Adelinën e sprovuar nga sëmundja, përmbushja e dëshirës së saj të fundit dukej se po zbehej. Për të protestuar kundër burokracisë, në fund të tetorit ajo vendosi të shkonte në Romë, me shpresën se do të mund të takohej me Presidentin e Republikës Sergio Mattarella. Duke mos ia arritur, ajo u lye me alkool dhe i vuri flakën vetes. Si u shpëtua dhe u transportua në spitalin Santo Spirito ku u trajtua për djegiet e saj, Adelina duhej të kthehej në Pavia, por qëndroi në Romë ku, të shtunën, vendosi t’i jepte fund luftës së saj.

Përkthyer nga Corriere della Sera

Mond MARKU

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme