17.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësArqipeshkvi i ri Arqidioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj takim me kreun e...
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësArqipeshkvi i ri Arqidioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj takim me kreun e...

Arqipeshkvi i ri Arqidioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj takim me kreun e Komunitetit Mysliman

Arqipeshkvi i emëruar i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, ka pritur këtë paradite të 16 Dhjetorit 2021, në ambientet e Kurias, Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Sh. T. Bujar Spahiu.

Z. Spahiu, uroi emërimin e Imzot Arjanit duke vlerësuar vendimin e Atit të Shenjtë dhe duke premtuar një bashkëpunim të ndërsjelltë në të mirë popullit tonë.

I gjithë takimi ka qenë në frymë vëllazërore duke konfirmuar ecje e bërë deri tani në rrugën e paraardhësve tanë“, është shprehur Imzot Arjan Dodaj.

Vlen të përmendet se takimet e tilla janë pasurim jo vetëm ndërfetar, por edhe një shembull i së mirës së përbashkët që ne si popull kemi trashëguar ndër shekuj. Me urimet më të mira duke i dhuruar albumin me fotografitë e vjetra të qytetit të Tiranës në shenjë kujtimi të kësaj ecjeje në të mirë të grigjes, që Imzot Dodaj do t’i shërbej.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme