Dje , më 8 nëntor 2026, në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”, pranë Katedrales së Shkodrës, u zhvillua takimi dioqezan me familjet, organizuar nga Arqidioqeza Metropolitane Shkodër-Pult.
Ky takim ishte një rast i çmuar për të reflektuar së bashku mbi bukurinë, vlerën dhe misionin e familjes së krishterë në shoqërinë e sotme, si dhe mbi sfidat që ajo përballet në jetën e përditshme.



Përmes reflektimeve, dëshmive dhe bashkëndarjes së përvojave, u theksua rëndësia e familjes si vendi i parë ku lind, rritet dhe dëshmohet feja.
Familja nuk është vetëm objekt i kujdesit baritor të Kishës, por është vetë protagoniste e misionit të saj.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt një angazhimi më të përbashkët e të vazhdueshëm në baritoren familjare të Arqidioqezës sonë.


Familja është dhuratë, thirrje dhe mision!

