HomeKISHNJË TAKIM I MBUSHUR ME NGROHTËSI DHE NDJENJË ATËRORE

NJË TAKIM I MBUSHUR ME NGROHTËSI DHE NDJENJË ATËRORE

Në kuadër të vizitës Ad Limina Apostolorum të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, priti në audiencë të veçantë Arqipeshkvin Metropolit Tiranë-Durrës, Shkëlqesinë e Tij Imzot Arjan Dodaj F.d.C.

Takimi u karakterizua nga ngrohtësia atërore, thjeshtësia dhe çiltërsia e Papës, i cili dëshmoi një interes të veçantë për Kishën dhe popullin shqiptar. Përmes vëmendjes së tij të përzemërt, Papa Leoni XIV shprehu kujdesin dhe dashamirësinë e Selisë së Shenjtë ndaj Shqipërisë, historisë së saj dhe jetës së bashkësive tona kishtare.

Një takim që shkoi përtej një përshëndetjeje zyrtare: një përvojë e bukur e humanizmit të Atit të Shenjtë, i cili di të dëgjojë, të mirëpresë dhe të përcjellë me thjeshtësi e dashuri misionin e tij si Bari i Kishës universale.

Me mirënjohje për Atin e Shenjtë dhe me besnikëri ndaj pasardhësit të Shën Pjetrit, vazhdojmë ecjen tonë si Kishë në Shqipëri.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme