HomeArqidioqeza Shkodër-PultVizita Ad Limina: Ipeshkvijtë shqiptarë takohen me drejtuesit e Dikasterit për Zhvillimin...

Vizita Ad Limina: Ipeshkvijtë shqiptarë takohen me drejtuesit e Dikasterit për Zhvillimin Integral Njerëzor

Ishte vetë kreu i Dikasterit për Klerin, Kardinali Lazzaro You Heung-sik, ai që priti anëtarët e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë në ambientet e këtij institucioni, kaq të rëndësishëm për mbarëvajtjen e jetës dhe misionit të Kishës.

Në një klimë mjaft të ngrohtë dhe vëllazërore, i shoqëruar nga numri dy i këtij institucioni, Arqipeshkvi Carlo Maria Radaelli, Kardinali dëgjoi me shumë kujdes dhe vëmendje raportimin e udhëheqësve të Kishës sonë lokale mbi sfidat dhe misionin e klerit katolik në Shqipëri.

Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit, në emër të Konferencës, bëri një paraqitje të përgjithshme mbi gjendjen aktuale të dioqezave dhe të urdhrave rregulltarë që punojnë dhe veprojnë në vendin tonë.

Duke marrë shkas edhe nga vizitat e tyre personale në Shqipëri, autoritetet e Vatikanit vlerësuan lart qëndresën dhe kontributin historik që meshtarët katolikë kanë dhënë tradicionalisht në procese të shumta historike nëpër të cilat kanë kaluar vendi dhe Kisha jonë.

Dom Mark Pashkja
Zëdhënës i KISH

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme