HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësVizita Ad Limina: Ipeshkvijtë shqiptarë takohen me drejtuesit e Dikasterit për Zhvillimin...

Vizita Ad Limina: Ipeshkvijtë shqiptarë takohen me drejtuesit e Dikasterit për Zhvillimin Integral Njerëzor

Dikasteri për Zhvillimin Integral Njerëzor ishte ndalesa e dytë e vizitës Ad Limina Apostolorum për barinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri.

Të pritur nga motër Alessandra Smerilli, prefekte e këtij dikasteri, ipeshkvijtë zhvilluan një takim me përgjegjësit e departamenteve të ndryshme të këtij institucioni të Selisë së Shenjtë.

Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit dhe President i Caritasit Shqiptar, prezantoi në vija të përgjithshme veprimtarinë e Kishës në fushën sociale. Gjatë takimit, ai paraqiti një pasqyrë të detajuar të situatës aktuale në disa prej sektorëve më të rëndësishëm të shoqërisë, duke u ndalur veçanërisht te gjendja në burgje, shërbimet shëndetësore, kushtet e punëtorëve dhe sfidat me të cilat përballen migrantët.

Dom Mark Pashkja
Zëdhënës i KISH

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme