10.5 C
Tirana
HomeKISHNjë Ditë Lutjeje për Papa Françeskun nga Kisha Katolike në Shqipëri
HomeKISHNjë Ditë Lutjeje për Papa Françeskun nga Kisha Katolike në Shqipëri

Një Ditë Lutjeje për Papa Françeskun nga Kisha Katolike në Shqipëri

Në këto momente të vështira për shëndetin e Papa Françeskut, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka vendosur që e Enjtja, 27 shkurt 2025, të jetë një ditë e veçantë lutjeje për Atin e Shenjtë. Presidenti i KISH-it, Imzot Gjergj Meta, na fton të bashkohemi në këtë akt besimi dhe afërsie shpirtërore.
Më poshtë, letra e plotë:

Rrëshen 25 shkurt 2025

Të dashur vëllezër e motra në Krishtin,

Duke ndjekur me kujdes ecurinë e shëndetit të Papa Françeskut, i cili këto ditë ndodhet i shtruar në Spitalin “Gemelli” në Romë, në një situatë kritike për jetën, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka vendosur që ditën e Enjte datë 27 shkurt 2025 t’ia kushtojë lutjes për shëndetin e Papa Françeskut.

T’i lutemi Hyjit për Papën që t’i qëndrojë pranë në këto momente kritike për shëndetin e tij e t’ia besojmë Nanës së Këshillit të Mirë jetën e tij me lutjen dhe afërsinë tonë shpirtërore.

Duke qenë i sigurtë se në çdo Dioqezë, famulli, shtëpi rregulltare dhe familje do t’i përgjigjeni me bujari e përshpirtëri kësaj thirrjeje, për të shprehur bashkimin tonë si Kishë më Atin e Shenjtë, ju përshëndes përzemërsisht,

Në Krishtin

+ Dom Gjergj Meta
Ipeshkëv i Rrëshenit
President i KISH-it

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme