31 vite më parë 25 prill 1993 tokën Arbnore do ta vizitonte Shenjtëria e tij Papa Gjon Pali II.
Kisha katolike në Shqipëri e kujton këtë datë, e cila do të mbesë e skalitur thellë në memorien e e gjithsecilit për vetë simboliken, personat dhe domethënien e saj.
Karol Wojtyla do të bëhej i pari Papë që do shkelte tokën e Gjergj Kastriotit, në një kohë kur Kisha sapo kishte dalë nga persekutimi më i egër komunist në evropën lindore. Pasardhësi i Pjetrit do të vinte në Shipëri për të njohur qëndresen e lavdishme të kësaj Kishe, rezistencën e pashoq të bijve e bijave të saj martirë/e, dhe për të ringritur hirarkinë kishtare, me shugurimin e 4 ipeshkvijve që do ti prinin kësaj kishe lokale në sfidat e mijevjeçarit të tretë.
Prania e tij dhe ajo e Nanë Terezes në Katedralen e Shkodrës, ishte demostrim i lidhjes së hershme dhe besnikërisë unikale të katolikëve të Shipërisë ndaj kishës universale dhe katedrës së Pjetrit.