Hyji thirri p. Lello (Raffaele) Lanzilli pranë vetes këtë mëngjes, në zyrën e tij në Curia e Përgjithshme të Shoqërisë së Jezusit në Romë.
p. Lello e kreu misionin e tij në Shqipëri nga marsi i vitit 1993 deri në verën e vitit 2014, fillimisht në Baritore Rinore dhe Universitare në Tiranë dhe nga viti 1996 në Shkodër, me rolin e atit shpirtëror në Seminarin Ndërdioqezan Shqiptar “Nëna e Këshillit të Mirë” dhe si profesor i psikologjisë dhe moralit në Institutin Filozofiko-Teologjik të të njëjtit seminar.
Në shtator 2010 u emërua drejtor i Gjimnazit “Atë Pjetër Meshkalla” detyrë të cilën e mbajti deri në largimin e tij nga Shqipëria. Gjatë këtyre viteve ai ishte gjithashtu epror i komunitetit jezuit dhe kancelar i Arqipeshkvisë Shkodrës-Pult.
E kujtojmë edhe për kontributin e tij për Kishën dhe për shoqërinë shqiptare në fushën e formimit biblik, teologjik, moral, psikologjik e pedagogjik si dhe në shoqërimin shpirtëror të priftërinjve dhe laikëve.
Dëshirojmë ta kujtojmë kështu, të qeshur, mes nxënësve dhe mësuesve, në shkollën që aq shumë e kishte përzemër.
Për ditën dhe orarin e varrimit do ju njoftojmë përsëri.
Gjithë bashkësia edukuese e shkollës bashkohet në lutje me Shoqërinë e Jezusit!
Pushoftë në paqe!