Të Martën, më 2 Maj 2023, u zhvillua një takim pranë motrave Domenikane, të Shën Katerinës së Sienës në Breglumas, me të gjithë vullnetarët që ofrojnë shërbimin e tyre, në burgjet e Dioqezës.
Ky takim filloi me Rruzaren e Shenjtë , me misteret e mundimit të Jezusit të arrestuar dhe të dënuar, vijoi me Meshën e Shenjtë dhe më pas, motër File Geshtenja, prezantoi një film të shkurtër, me synimin që në dorën e Zotit marrim të gjithë vlerë.
Baritorja e të burgosurve në Dioqezën tonë, ka shumë vullnetarë, të cilët shërbejnë pa pagesë në burgjet që ju janë caktuar. Është një nga grupet që ka më shumë vullnetarë, përveç priftërinjve dhe murgeshave e ku shumica e vullnetarëve janë laikë.
I gjithë misioni, është të veprojnë në emër të Krishtit dhe me Krishtin, të ndihmojnë katolikët që gjenden në këtë situatë të vështirë.