10.5 C
Tirana
HomeDioqeza LezhëLezhë/ Përkujtohen 2 klerikët zadrimor
HomeDioqeza LezhëLezhë/ Përkujtohen 2 klerikët zadrimor

Lezhë/ Përkujtohen 2 klerikët zadrimor

Lezha ka sjellë në kujtesë dy klerikët nga Zadrima, Dom Gjon Gazulli dhe Dom Nikoll Gazulli. Ata u persekutuan dhe u vranë nga sistemi i kohës kur jetuan. Në përkujtim të tyre u organizua një veprimtari përkujtimore në monumentin kushtuar Gazullorëve ndërtuar pak kohë më parë në fshatin Dajç të Lezhës.

Në këtë aktivitet të veçantë përkujtimor ishin të pranishëm studiues, autoritetet lokale, përfaqësues të klerit katolik por edhe banorë të zonës.

Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Eueda Molla theksoi se është në nderin dhe një ndër prioritetet e Bashkisë Lezhë mbështetja e aktiviteteve të tilla që na bën krenar jo vetëm Dioqezen e Sapës, por edhe të komunitetit të Dajçit të mbarë Zadrimës, Lezhës si një ndër vlerat më të mëdha historike të popullit tonë.

Drejtori rajonal i arsimit Hasan Muça, vlerësoi kontributin e dy klerikëve zadrimor duke theksuar se këto dy figura nuk ishin thjesht vëllezër por ishin shpirtra që i përkasin binomit të shenjtë Fe-Atdhe, i cili ka shoqëruar identitetin kombëtar të shqiptarëve.

Të vlerësoj sot figura të tilla është sa obligim dhe krenari, por nga ana tjetër ndiej një dhimbje në brendësi të shpirtit kur mendohen se fundi tragjik i tyre i 12 orëve që nuk u shuan kurrë, kur erdhi nga dy sisteme politike që drejtuan vendin tonë në periudha të ndryshme“, u shpreh Muça.

Studiusi dhe kleriku Dom Nik Ukgjini e quajti këtë vend si vend të bashkimit.
Ky vend do jetë një vend bashkim, një vend përkujtimi dhe kur në atë mënyrë heqet një pluhur i pllakosur me vite e me shekuj nga gazullorët e parë që askush nuk e bëri, por e bëri Dajci në bashkëpunim me priftin e zonës dhe bamirësat e tjerë që na ndihmuan pa kursyer“, deklaroi Ukgjini.

Dom Nik Ukgjini

Klerikët Zadrimor i shërbyen Zotit, duke i shërbyer njerëzve.

Dom Gjon Gazulli hapi shkollën e parë të përzier djem-vajza, myslimanë e të krishterë, ndërsa Dom Nikollë Gazulli ishte studiues, albanolog, etnograf, leksikograf, historian dhe zotërues i disa gjuhëve të huaja dhe autor i disa botimeve.

Dom Gjon Gazulli u pushkatua gjatë kohës së mbretit Zog me 5 mars të vitit 1927, pasi kundërshtoi marrëveshjen e tij me serbët, për të ashtuquajturin, “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”.

Ndërsa Dom Nikollë Gazulli u pushkatua pa gjyq 20 vitë më vonë, gjatë kohës së regjimit komunist.

Lindita Kokaj

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme