Arqipeshkvi i emëruar i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, ka pritur këtë paradite të 16 Dhjetorit 2021, në ambientet e Kurias, Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Sh. T. Bujar Spahiu.
Z. Spahiu, uroi emërimin e Imzot Arjanit duke vlerësuar vendimin e Atit të Shenjtë dhe duke premtuar një bashkëpunim të ndërsjelltë në të mirë popullit tonë.
“I gjithë takimi ka qenë në frymë vëllazërore duke konfirmuar ecje e bërë deri tani në rrugën e paraardhësve tanë“, është shprehur Imzot Arjan Dodaj.
Vlen të përmendet se takimet e tilla janë pasurim jo vetëm ndërfetar, por edhe një shembull i së mirës së përbashkët që ne si popull kemi trashëguar ndër shekuj. Me urimet më të mira duke i dhuruar albumin me fotografitë e vjetra të qytetit të Tiranës në shenjë kujtimi të kësaj ecjeje në të mirë të grigjes, që Imzot Dodaj do t’i shërbej.