Të dielën e 12 dhjetorin, në Kuçovë, Ipeshkvi i Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut, Imzot Giovanni Peragine ka kremtuar pagëzimin e 5 katekumenëve.
Gëzim i madh për krejt Administraturën Apostolike sepse me këta lind një Bashkësi Krishtere e re në fshatin Velazozht.
Dhurata e Pagëzimit që Zoti ua bëri atyre në këtë Kohë e Ardhjes dëshmon Besnikërinë e Tij ndaj Kishës dhe botës mbarë, sepse Ai me të vërtetë dëshiron të vijë, të takojë dhe të shpëtojë çdo njeri.
Falënderojmë Zotin për Besnikërinë e Tij dhe i shoqërojmë me lutjen tonë këta krishterë të rinj që të jenë dëshmitarë të Krishti në këtë kohë.