Ditën e djeshme në Katedralen Shën Shtjefni është shuguruar saleziani i Don Boskos në Shkodër, Dom Dritan Bushi.
Shugurimi i tij meshtarak u bë nga Arqipeshkvi Metropolitan i Dioqëzës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra i cili gjatë Meshës së Shenjtë bëri edhe ceremoninë e vendosjes së duarve dhe lutjen e shugurimit për Dom Dritanin.
Në meshë ishin të pranishëm, familjarët e Dom Dritanit, bashkë udhëtarët e tij, si edhe besimtarë të thjeshtë.
Ndërsa ditën e sotme (E dielë), Dom Dritani ka udhëhequr edhe Meshën e Parë në famullinë e Zojës Rruzare, në Dajç të Lezhës.