8.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-Durrës“Zoja e Këshillit të Mirë” në Gurëz, gëzon një famullitar të ri.
HomeArqidioqeza Tiranë-Durrës“Zoja e Këshillit të Mirë” në Gurëz, gëzon një famullitar të ri.

“Zoja e Këshillit të Mirë” në Gurëz, gëzon një famullitar të ri.

Meshtari dehonian, Atë Gianni Dimiccoli S.C.J., mori detyrën sot, të shtunën, 9 shtator 2023, pasi Arqipeshkvi, Imzot Arjan Dodaj F.d.C. e kishte caktuar për këtë shërbim të ri në zemrën e bashkësisë së dekanatit të Laç-Kurbinit. Bariu i Arqidioqezës ka falenderuar Atë Pasqualli Nalli S.C.J., tashmë i kthyer në Itali, për shërbimin e tij të gjatë në Shqipëri dhe njëkohësisht ftoi përzemërsisht besimtarët e kësaj famullie, që jo vetëm t’ju njohin si Bariun e tyre, por edhe të bashkëpunojnë aktivisht për promovimin e jetës fetare të krishterë të famullisë.

Ndërkohë, motrat Basiliane përkujtuan 25-Vjetorin e Kushteve Rregulltare të motër Rosaria Ulaj dhe Kushteve të Përjetshme të motër Françeska Margjoni.

O Zot, që na dhurove si Nënë, vetë Nënën e Birit tënd të dashur e doje që fytyra e Saj e hijshme të shkëlqente përmes një dukjeje të mrekullueshme, po të lutemi që, duke ndjekur gjithnjë këshillat e Saj të mira, të jetojmë ashtu si dëshiron zemra e Saj, të dimë ta mbrojmë atdheun tokësor e të meritojmë një ditë, atdheun qiellor.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme