10.5 C
Tirana
HomeKryesorTë rinj nga Evropa në Burgun e Spaçit
HomeKryesorTë rinj nga Evropa në Burgun e Spaçit

Të rinj nga Evropa në Burgun e Spaçit

Për t'u përballur me të ardhmen, duke njohur e duke mos harruar të shkuarën.

International Summer Camp 2023 Spaç Albania, gjatë ditës së djeshme në konferencën e hapjes në Hotel Tirana, ka prezantuar pjesëmarrësit e vitit të pestë të këtij kampi veror ndërkombëtar, i cili vit pas viti njeh një interes nga të rinjtë jo vetëm Shqiptar, por edhe ata Evropian, të cilët duan të njohin realitetet e vendit tonë, kulturën por edhe të shkuarën e errët të viteve të komunizmit, pikërisht për të mos e përsëritur atë, ku sipas programit organizativ, ky aktivitet tashmë 5 vjeçar, është i mbushur me nisma konkrete, lutje, reflektime e bashkëndarje edhe me të mbijetuar të kampit famkeq.

Morën fjalën në konferencën e hapjes Sh.T. Nunci Apostolik Imzot. Luigi Bonazzi, Sh.T. Imzot Gjergj Meta, Kryetari i Bashkisë Rrëshen Z. Albert Mëlyshi, përfaqësuesi i Ambasadës italiane në Shqipëri, z. Sergio Alias, gjithashtu edhe pjesmarrës të tjerë për një prezantim të shkurtër.

Ndërgjegjësimi i shoqërisë për të reflektuar për të kaluarën, dhe shkëmbimi i përvojave midis vendeve me sfond të ngjashëm, sfidat për të rritur kapacitetet e këtyre të rinjve për t’u përballur me të ardhmen, duke njohur dhe duke mos harruar të shkuarën, kanë bërë bashkë vajza dhe djem nga vende të ndryshme, të cilët nga data 26-30 gusht do jenë pjesë e këtij programi.

Këtë vit të rinj e të reja nga Gjermania, Lituania, Gjeorgjia, Rumania, Ukraina dhe Shqipëria, përveç ish Burgut të Spaçit, do vizitojnë edhe ambjentet e Bunk Art2, Kishën e Rubikut ku do marrin pjesë në kremtimin e Meshës së Shenjtë dhe qytetin e Rrëshenit e të Shkodrës.

Procesionet dhe lutjet nuk do mungojnë, dhe sigurisht reflektimet apo dëshmitë treguar njëri-tjetrit, ashtu sikurse edhe aksione simbolike si pastrimi i ambjenteve të ish Burgut, vizita në miniera dhe diskutime mes tyre, do jenë disa nga objektivat e këtij aktiviteti, por gjithashtu nuk do mungojnë bisedat me përfaqësuesin e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, edhe përfaqësuesin e Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës, Shkodër.

Ditën e fundit të rinjtë do kenë mundësi të vizitojnë qytetin e Shkodrës, ku në muzeun Dioqezan do njihen më nga afër edhe me objektet dhe historinë pas tyre.

Ky aktivitet u realizua nga Komisioni Drejtësi dhe Paqe, Shoqata Muzeumi i Burgut të Spaçit, në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman Maximilian Kolbe, mbështetur nga Renovabis dhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë.

Fotogallery Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ©

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme