13.5 C
Tirana
HomeDioqeza SapëTakimi me Miqtë e Jezusit
HomeDioqeza SapëTakimi me Miqtë e Jezusit

Takimi me Miqtë e Jezusit

Kështu është titulluar takimi me ministrantat e Dioqezës së Sapës, i cili u mbajt në Famullinë “Zoja e Papërlyer” në qytetin e Pukës. Me organizim të komisionit për thirrje, këtij takimi iu përgjigjen për pjesëmarrje pothuajse të gjitha famullitë e dioqezës, ku pati një pranishmëri të rreth 150 ministrantave të shoqëruar nga meshtarët, motrat apo asistentat pastoral. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe bariu i Sapës, Imzot Simon Kulli, i shoqëruar edhe nga Vikari Gjeneral dom Robert Kola, dhe Dom Vinçenc Pali.

Me të arritur në famullinë mikpritëse, famullitari Dom Zef Marku, iu uroj mirëseardhjen të gjithëve dhe i falenderoi për shtegtimin e tyre, ndërsa i la vend pastaj programit të përgatitur enkas për këtë ditë. Në fillim u mbajt një moment lutjeje dhe pastaj u bë prezantimi i të gjithë grupeve pjesëmarrëse, të cilët më vonë vazhduan me punën në grupe dhe me disa dëshmi nga detyra e ministrantit dhe rëndësia e shërbimit të tyre në Kishë. I ftuar enkas për këtë ditë ishte edhe seminaristi nga dioqeza e Shkodres, Fatjoni , i cili dëshmoi për thirrjen e tij, që tashmë do e konkretizojë me shugurimin drejt meshtarisë.

Edhe në predikimin e rastit të mbajtur gjatë kremtimit të Meshës Shenjte, Imzot Simoni tha se jemi mbledh në këtë takim, në kishën e “Shën Gjonit” në Pukë, në një bashkim shpirtëror, së pari me Zotin por edhe me njëri-tjetrin, si ata që i shërbeni më afër Zotit në sofrën Eukaristike. Ministranta, domethënë ata që shërbejnë. Ju shërbeni pranë elterit dhe ndihmoni meshtarin në kremtimin e meshës,  në këtë mënyrë jeni në shërbim Zotit. E duke porositur, ipeshkvi iu drejtua ministrantave duke thënë: Shikoni ministranta të mi të dashur se sa afër i qëndroni dhe i shërbeni Zotit, me shërbimin tuaj kur merrni pjesë si duhet në Meshën Shenjte, kur ndihmoni dhe e përgatitni elterin; kur i merrni në duar tuaja për ti sjellë në elter, enët e shenjta me të cilat kremtohet Mesha; pastaj sillni dhuratat, bukën dhe verën që shndërrohen në Korpin dhe Gjakun e Krishtit. Ndaj “Shërbeni Zotit me gëzim por edhe të jeni të gatshëm që t’i përgjigjeni Zotit në qoftë se e dëgjoni zërin e tij”.

Pas kremtimit të meshës, u organizuan edhe një koktei i përbashkët dhe aktivitete të ndryshme të sportit mes ministrantave, të cilët ia shtuan gëzimin e pjesëmarrjes në këtë takim duke u argëtuar dhe qëndruar me njëri – tjetrin.

Violeta MARASHI

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme