4.5 C
Tirana
HomeKulturëTakimi kombëtar i mjekëve dhe infermierëve katolik të Shqipërisë
HomeKulturëTakimi kombëtar i mjekëve dhe infermierëve katolik të Shqipërisë

Takimi kombëtar i mjekëve dhe infermierëve katolik të Shqipërisë

Të shtunën e 27 nëntorit 2021, në ambjentet e Seminarit “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër, u zhvillua takimi i parë kombëtar i Mjekëve dhe Infermierëve Katolik të Shqipërisë. Ky takim u ideua dhe u organizua nga Përgjegjësi Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë pranë Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli. Me ftesë të Imzot Simonit, ishte i ftuar presidenti i Shoqatës “Mjekët Katolik të Federatës Europiane” dr. Vincenzo Defilippis, i cili mbajti ligjëratën me temë: “Të qenurit mjekë katolikë në Evropën e sotme”.  Gjithashtu të ftuar të tjerë ishin edhe Rektori i Seminarit, dom Leonardo Falco dhe Pader Flavio Cavalini.

Në fillim të takimit, u mbajt lutja, dhe menjëherë pas lutjes, Imzot Simoni ju uroj mirëseardhjen rreth 100 personave të pranishëm, mjekë dhe infermierë, të cilët mbartin mbi vete detyrën më humane dhe më njerëzore duke iu shërbyer personave të sëmurë, dhe kanë në dorë jetën, gjënë më të çmuar të sejcilit. Heronjtë dhe martirët e sotëm mendoj se jeni Ju mjekët, infermirët dhe vullnetarët që shërbeni në sektorin e Shëndetësisë vazhdoi më tej Ipeshkvi, duke ju thënë se po ju, jeni Nënë Tereza e ditëve të sotme, që me duart tuaja shërbeni me dashuri e përkushtim në çdo situatë që ju takoni me të sëmurët.

Ndërsa në ligjëratën e tij, Dr. Vincenzo Defilippis tha se “Të jesh mjek katolik sot do të thotë të promovosh dhe të mbrosh jetën njerëzore gjithmonë dhe kudo, që nga ngjizja deri në vdekje. Të luftosh çdo fyerje ndaj dinjitetit njerëzor, të sigurosh kujdes për të sëmurët dhe afërsi për të varfërit dhe të dëshmosh çdo ditë me vendosmëri besnikërinë ndaj Ungjillit. Dr. Defilippis ceku edhe fjalët e Atit të Shenjtë, i cili e ka përkufizuar misionin e mjekut si një “formë të veçantë të solidaritetit njerëzor në shërbim të vënies në qendër të pacientit si person dhe dinjitetit të tij me të drejtat e patjetërsueshme, në radhë të parë të drejtën për jetën”. Duke vazhduar më tej, ligjëruesi tha se mjekët, veçanërisht ata që i besojnë Ungjillit, janë të thirrur të jenë më humanitar; jini të përkushtuar që profesionin tuaj ta jetoni si mision njerëzor e shpirtëror, si apostuj laik të vërtetë dhe të duhur”.

Po ashtu në këtë takim, Pader Flavio Cavallini mbajti temën “Mjekë, Farmacistë, kura dhe barna”, ndërsa Rektori, dom Leonardo Falco dëshmoi mbi përjetimin e sëmundjes së Kovid, ku ia dedikon dhe shërimin e tij të Lumit Carlo Acutis, i cili dëshmoi se pikërisht në ditën e shpalljes së Lumë të Carlos, ai është zgjuar nga koma dhe ka rifilluar jetën.

Në këtë takim u shpalosën edhe dëshmi nga jeta e përditshme e mjekëve dhe infermirëve ku çdo rast ka specifikën e vet.

Takimi rezultoi mjaft i vlefshëm dhe shumë domethënës ku edhe vetë Imzot Simoni, në përfundim shprehi mirnjohjen të gjithë mjekëve dhe infermierëve, për detyrën humane, për shërbimin, përkushtimin e tyre me dashuri që ushtrojnë në popullin e Zotit. E uroj që të vazhdoni me të njëjtat ndjenja të dashurisë ndaj pacientit, që të shërbeni gjithmonë në këtë mision që Zoti iu ka caktuar duke iu dhënë këtë profesion sa të bukur aq edhe të përgjegjshëm. Zoti e bekoftë punën dhe jetën tuaj duke kryer vullnetin e Atit tek çdo pacient që takoni.

Violeta Marashi

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme