10.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Shkodër-PultSHUGURIMI MESHTARAK I DOM FATION MULLARTHI: Ju besohem lutjeve tuaja
HomeArqidioqeza Shkodër-PultSHUGURIMI MESHTARAK I DOM FATION MULLARTHI: Ju besohem lutjeve tuaja

SHUGURIMI MESHTARAK I DOM FATION MULLARTHI: Ju besohem lutjeve tuaja

Si do t’i shpërblej Zotit për të gjitha të mirat që mi ka dhënë…

E nis me fjalët e psalmit letrën falenderuese Dom Fationi, duke i bërë sot ato fjalë të vetat, në shugurimin e tij si Meshtar.

“Falenderimi më i madh i shkon atij, Zotit, autorit të jetës dhe të thirrjes.
Jam i bindur që nuk do të arrij kurrë t’ia shpërblej Zotit, sepse ai më ka dashur falas, prandaj më ka zgjedhur, por nga ana tjetër krejt jeta ime do të jetë një falënderim i vazhdueshëm, jo vetëm me fjalë, por me kremtim, me shërbim, dhe me zemër bujare.
Kjo është një dëshirë dhe angazhim i imi, që falë lutjes tuaj, do mundohem ta plotësoj, në jetën time meshtarake”.

Dom Fatjoni ka falenderuar Arqipeshkëvin e Shkodrës Imzot Angelo Massafrën për përkujdesjen dhe mbështetjen që i ka dhënë ndër vite.
Ai gjithashtu ka falenderuar prindërit për dashurinë që i kanë dhuruar dhe e kanë mbështetur në zgjedhjen e tij.

“Ecja ime ka qenë e gjatë, e bukur, por edhe e mbushur me sfida.
Në këtë ecje nuk e kam lëshuar asnjëherë dorën e Zoti, e cila më ka udhëhequr, përkëdhelur dhe mbrojtur.
Tashmë fillon një ecje tjetër, jeta meshtarake.

Nuk harroi të falenderoj as famullitë ku ka shërbyer ndër vite, siç janë: Famullia e Shkrelit, Shtëpia bamirësisë Laç – Vau Dejës, Famullia Zemra e Krishtit-Tiranë, Romë, Famullia Rranxa-Bushat, Katedralja Shën Nikolla Lezhë dhe Famullia Bardhaj, ku së fundi ka shërbyer si diakon.

“Jam i bindur se ndërmjetësimi i Martirëve Tanë dhe Shën Nën Terezës, nuk do të më mungojë kurrë në jetën time” ka thënë Dom Fatjoni.
“I kërkoj hirin Zotit, që ta ruaj në mua këtë freski të kësaj meshe, që të më jap zellin, që ta jetoj në shërbimin e popullit që Zoti do të ma besoj.
Ju besohem lutjeve tuaja

Dom Fationi do kremtojë sot meshën e tij të parë në Kishën e Shën Nikollit, Velipojë.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme