HomeKryesorShqiptarët në Gjenacan nderuan Zojën e Këshillit të Mirë
HomeKryesorShqiptarët në Gjenacan nderuan Zojën e Këshillit të Mirë

Shqiptarët në Gjenacan nderuan Zojën e Këshillit të Mirë

Të dielën më 29 maj u mbajt takimi i shtegtarëve shqiptarë të ardhur nga e gjithë Italia në Gjenacan. Shenjtërorja e Zojës së Këshillit të Mirë në Gjenacan (afёr Romёs), sivjet, pas viteve tё fundit tё penguara nga covid, priti me qindra e qindra shtegtarë shqiptarë, ardhur, me gёzim, nga qendra të ndryshme baritore të emigrantëve, që jetojnë në vise tё ndryshme të Italisë, siç është bërë tashmë traditë.

Meshёn solemne, paraprirë nga procesioni me shtatore tё Zojёs Bekuar, e kryesoi Imzot Simon Kulli, ipeshkёv i Sapёs e përgjegjës i Konferencёs Ipeshkvnore tё Shqipёrisё për baritorinë e emigrantëve e diasporën shqiptare, nё bashkёkremtim me përgjegjësin pёr baritorinё e besimtarëve shqiptarё nё Itali dom Elia Matija, meshtarё shqiptarё, rektorin e Shenjtёrores sё Zojës së Këshillit të Mirë në Gjenacan.

Nё fillim tё Meshёs, dom Elia Matija pёrshёndeti besimtarёt e shumnumёrt dhe shprehu gёzimin qё, pas pandemisё, erdhёm pёr tё nderuar, sё bashku si komunitet, si vёllezёr e motra, Nanёn e Kёshillit tё Mirё. Dom Elia falënderoi pёr vizitёn e tij dhe udhёheqjen e kremtimit Eukaristik imzot Simon Kullin, nёnvizoi rёndёsinё dhe bukurinё e kёtij kremtimi e takimi tradicional tё shiptarёve nё kёtё vend tё Shenjtё dhe plot domethёnie pёr historinё e Kishёs dhe tё popullit shqiptar.

Kёshtu, sivjet, pas dy viteve tё fundit tё kushtёzuara nga pandemia Covid, Shenjtërorja e Zojës së Këshillit të Mirë në Gjenacan u mbush plot e përplot me shqiptarë të ardhur nga e gjithë Italia, nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ambasadorja e Shqipërisë pranë Italisё, Anila Bitri, Ambasadorja e Kosovёs pranë Italisë, Lendita Haxhitasim, e Ngarkuara me punё e Ambasadës sё Shqipёrisё pranё Selisё sё Shenjtё, Majlinda Dodaj.

Devocioni ndaj Zojёs sё Shkodrёs, shpreh dashurinё pёr vendlindjen 

Jemi shtegtuar nё kёtё Shenjtёrore, pёr t’u ripёrtёrirё nё shpirt e pёr tё marr forcё prej Nanёs qiellore”, tha nё fillim tё Meshёs imzot Simon Kulli. “Ky shtegtim tradicional, qё shpreh mё sё miri devocionin ndaj Zojёs sё Shkodrёs, Pajtore Qiellore tё Shqipёrisё por edhe dashurinё pёr vendlindjen tonё, nga ku ka ardhur kjo fugure e Zojёs, sivjet pёrkon me solemnitetin e Ngjitjes sё Krishtit nё Qiell – tё Shёlbuemit, njё festё qё na nxit tё bashkohemi gjithnjë me ngushtë me Krishtin, i pranishёm nё mёnyrё tё padukshme nё jetёn e secilit prej nesh. Ardhja jonё kёtu si besimtarё, shtoi imzot Simon Kulli, shpreh edhe besimin e thellё, siç na mёson Kisha, se tek Jezusi, Shpёtimtari ynё shkohet pёrmes Marisё. Kjo ёshtё rruga mё e sigurt sepse ёshtё pikёrisht rruga qё ka zgjedhur vetё Hyji pёr tё na ardhur nё takim. Tё shkojmё tek Maria, Nana e Kёshillit tё Mirё, Ajo na çon te Jezusi; Ajo, si nёnё e kujdesshme na merr pёr dore, na ngrit lart sa herё rrёzohemi prek dallgёve tё forta tё jetёs; na ushqen e na mbron prej tё keqit”.

Nё Meshё Kelku i Shkodrёs dhuruar mё 14 tetor 1900

Kelku i Shkodrёs dhuruar mё 14 tetor 1900
Kelku i Shkodrёs dhuruar mё 14 tetor 1900
Kelku i Shkodrёs dhuruar mё 14 tetor 1900
Kelku i Shkodrёs dhuruar mё 14 tetor 1900

Mesha solemne u kremtua me njё dhuratё tejet tё veçantё e domethёnёse, qё Rektori i Shenjtërore sё Gjenacanit u bёri shtegtarёve shqiptarё, me Kelkun, punuar me ar e filigran, qё simbolizon bashkimin e Zotit me njerёzimin, dhuratё kujtim i Shkodrёs bёrё mё 14 tetor 1900.

Pas përfundimit të Meshës Shenjte në Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë në Gjenacan, emigrantët u mblodhën sëbashku për të festuar në lulishten e vendit. Edhe pikniku e këngët e vallet shqiptare janë bërë tashmë traditë, për kënaqësinë e banorëve, të cilët gjithnjë u japin shqiptarëve mundësinë të lidhin në rrjet instrumentat muzikore e ndalen shpesh për të biseduar me ta për Zojën e Shkodrës, që është edhe e Gjenacanit.

Marrë nga Radio Vatikani

Na ndiqni

1,210FansLike
252FollowersFollow
115FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme