“Përballë ndryshimeve shoqërore që sfidojnë familjen, jemi të thirrur që të mos dorëzohemi dhe të mos të lejojmë të sundohemi nga zemërimi, por ta jetojmë këtë sfidë me një punë artizanale të thurjes së rrjeteve familjare”.
Kështu u shpreh Emma Ciccarelli, anëtare e organit drejtues të Forumit të shoqatave familjare, duke folur në asamblenë e dioqezës së Lezhës (Shqipëri), kushtuar “Familjes si vend feje dhe ungjillëzimi”, mbajtur më 30 shtator në seminarin vendor Redemptoris Mater.
Dita, e cila nisi me përshëndetjen e ipeshkvit, imzot Ottavio Vitale, iu përkushtua rolit të familjeve dhe laikëve si protagonistë të jetës kishtare dhe jetës civile, me një ftesë të fortë për t’u angazhuar për të mirën e përbashkët, duke krijuar rrjete familjesh në nivel lokal dhe kombëtar.
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë po punon aktualisht për formimin e një forumi të familjeve në vendin e Adriatikut dhe tashmë ka vëzhguesin e vet pranë Këshillit të presidencës së Federatës së Shoqatave të Familjeve Katolike në Evropë (Fafce).
Sekretari i përgjithshëm i organizatës evropiane që përfaqëson familjet në Evropë, Nicola Speranza, ndërhyri duke pohuar se “jo vetëm Shqipëria ka nevojë për Evropën, por edhe Evropa ka nevojë edhe për Shqipërinë, shembullin e saj dhe dëshminë e saj të krishterë, e cila ka qenë edhe ajo e martirizimit”.
Pjesa e dytë e asamblesë pati në qendër fjalën e dom Rito Maresca, prift i dioqezës së Sorrento-Castellammare di Stabia, i cili paraqiti Itineraret katekumenale për jetën martesore, një dokument i hartuar nga dikasteri për Laikët, Familjen dhe Jetën.