17.5 C
Tirana
HomeDioqeza SapëSapa/ Kremtimi i festës së Zojës së Papërlyer dhe marrja e lektoratit...
HomeDioqeza SapëSapa/ Kremtimi i festës së Zojës së Papërlyer dhe marrja e lektoratit...

Sapa/ Kremtimi i festës së Zojës së Papërlyer dhe marrja e lektoratit dhe akolitatit

Në ditën e Zojës së Papërlyer, Dioqeza e Sapës, kremtoi edhe ceremoninë e marrjes së shërbesës së Lektoratit dhe Akolitatit për 5 anëtarë të Bashkësisë “Tempulli i Zotit”, të cilët janë: Mario Katalinic, Srecko Fransuic, Drita Pepaj, Rita Qetaj dhe Zana Zefi.

Të bashkuar në Katedralen “Nënë Tereza” në Vau–Dejës, morën pjesë në kremtimin e Meshës së Shenjtë të udhëhequr nga Ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli, besimtarë të shumtë, meshtarët dhe motrat e dioqezës.

Në fillim të ceremonisë kandidatët u thirrën nga Meshtari i Bashkësisë Tempulli i Zotit, Dom Dik Çekrezi, e ndërsa ato u përgjigjen: “Ja ku jam!”, duke shprehur kështu vullnetin e tyre të lirë për të pranuar shërbesën e Lektoratit dhe Akolitatit.

Ndërsa jemi në kohën e Kohën e Ardhjes, Kisha na fton të kundrojmë misterin e Zojës Marisë, e zënë pa mëkat të rrjedhshëm. Me këto fjalë e filloi predikimin e rastit ipeshkvi, i cili tha se në këtë festë të Zojës së Papërlyer më gëzon fakti se, pas vlerësimit të personave kompetent që kujdesen për përparimin shpirtëror dhe intelektual të këtyre kandidatëve, do të pranonjnë shërbesën e (Lektoratit) – lexuesit dhe (Akolitatit) apo të shërbyesit në kishë. Duke vazhduar më tej, Imzot Simoni falënderoj Papa Françeskun për vendimin historik, sepse deri më sot kurrë gratë nuk ishin ato që merrnin zyrtarisht ministeret liturgjike në Kishë.  Ai ndryshoi Kodin e së Drejtës Kanonike Nr. 230, “gratë laike në shërbim të Fjalës e të altarit”. Nisur nga kjo, Papa Françesku vendos që shërbimi i Lektoratit dhe Akolitatit, tani e tutje, do të bëhet edhe nga gratë laike, të cilat do të marrin një mandat të veçantë nga Ipeshkvi, që i jep kësaj detyre të rëndësishme në Kishë formë të qëndrueshme dhe të institucionalizuar.

Me të mbaruar predikimi u mbajt riti i marrjes së Lektoratit dhe Akolitatit të këtyre të rinjëve. Këto shërbesa të dhënë nga Kisha, janë një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre, të cilat kanë si synim kushtimin, shugurimin meshtarak për vëllezërit, dhe shërbimin në kishë në lidhje të ngushtë me Fjalën e Zotit dhe Eukaristinë për motrat.

Violeta Marashi

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme