14.5 C
Tirana
HomeJeta e KishësPapa dhe shëndeti: Maturi dhe një aftësi e madhe për të duruar
HomeJeta e KishësPapa dhe shëndeti: Maturi dhe një aftësi e madhe për të duruar

Papa dhe shëndeti: Maturi dhe një aftësi e madhe për të duruar

Anestezia e përgjithshme e dy ditëve më parë ishte për Bergoglio-n e dyta, 65 vjet pas operacionit në mushkëri. Përveç problemeve të moshës dhe një shiatiku të dhimbshëm, ai nuk ka patologji të veçanta.

Që nga ky dimër – por në realitet për ca kohë tashmë – Papa Françesku ka pasur një gjendje jo të mirë të shkaktuar nga inflamacioni i divertikulave. Duke konsideruar, atëherë, momentin më të përshtatshëm për një ndërhyrje të planifikuar, në mungesë të inflamacionit në zhvillim, operimi u zgjodh të bëhet në një periudhë relativisht të qetë për nga angazhimet. Kështu pas Angelus të së dielës, në të cilën ai njoftoi udhëtimin e tij të ardhshëm në shtator në Budapest dhe Sllovaki, pa buçitje borish – siç është në stilin e tij – dhe vetëm me sendet e tij personale, ai hipi në makinën e vogël që i ishte vënë në dispozicion të tij dhe mori rrugën Gemelli. Fjala është për një ndërhyrje jo shumë komplekse, megjithëse delikate për këdo për shkak të moshës, në lidhje me një patologji mjaft të zakonshme.

Ky është shtrimi i parë në spital i Jorge Mario Bergoglio-s që kur ai u ngjit në selinë e Pjetrit, tetë vjet më parë, dhe operacioni i dytë me rëndësi nën anestezi të përgjithshme në jetën e tij: po flasim për operacionin në mushkërinë e djathtë të cilit iu nënshtrua gjashtëdhjetë e pesë vjet më parë në Buenos Aires, në lule të rinisë së tij, kur ishte 21 vjeç.

«Një mësuese erdhi të më shihte, më kapi për dore, më dha një puthje dhe qëndroi e heshtur për një kohë të gjatë. Pastaj më tha: Po i ngjan Jezusit. Nuk kishte nevojë që të shtonte diçka tjetër»

Mbi ndërhyrjen në mushkëri, nga libri “Ritorniamo e sognare

Në të vërtetë, në lidhje me shëndetin e Papës, në përgjithësi, nuk ka pasur kurrë shumë për të thënë. Duke lënë mënjanë problematikat e tij kronike dhe sëmundjet tipike që sjell mosha, të tilla si perdja e syrit – trajtuar dy vjet më parë pa e bërë të madhe dhe përballuar si një i moshuar i zakonshëm -, si 84-vjeçar, sigurisht që është i fortë, një shëndet gati prej hekuri. Mjafton të vëresh qëndresën e treguar në tour de force në udhëtimet e tij ndërkombëtare të bëra në këto vite të pontifikatit të tij. Edhe udhëtimi i fundit në Irak – padyshim shumë angazhues për ne që e ndoqëm atë nga afër – për Papën ka qenë i vetmi në të cilin, kur u kthye, e pranoi një lodhje të lehtë.

Në vitet kur ai ishte kardinal, kam dëgjuar nga vetë ai, për operacionin e parë të mushkërive, i cili e pengoi atë të shkonte si misionar në Japoni. Ai thoshte se gjithmonë kishte pasur bindjen se do të shërohej, theksonte se shërimi kishte qenë i plotë dhe se ai nuk kishte ndjerë askurrë ndonjë kufizim në aktivitetet e tij. Për më tepër, edhe në udhëtimet e ndryshme ndërkombëtare, nuk i është dashur asnjëherë të pakësojë ose anulojë asnjë nga aktivitetet e planifikuara, dhe as nuk ka përjetuar lodhje nga dispnea: «Siç më shpjeguan mjekët – thoshte ai – mushkëria e djathtë u zgjerua dhe mbuloi të gjithë hemitoraksin homolateral» .

Ai fliste për atë moment të veçantë të jetës së tij, duke shfaqur aftësi të mëdha për të duruar vuajtjet. Ai tregonte se në një nga terapitë e dhimbshme për të pastruar plagën e operacionit, një murgeshë i tha diçka që e ngushëlloi dhe e ndihmoi të kuptonte, në dimensionin shpirtëror, atë që po kalonte: «Me dhimbjen tendë po i ngjan Jezusit». Disa herë e thoshte se ato fjalë të thëna pranë shtratit të tij nga ajo rregulltare e ndihmuan atë të merrte vendimin që shënoi të ardhmen e tij: të hynte në Shoqërinë e Jezusit [Jezuitët].

Mirëpo, shiatiku, është një problem i përsëritur për Papa Françeskun, për të cilin ai ndjek një program fizioterapie. Acarimi i tij, që lidhet me problemet në pjesën e fundit të shtyllës kurrizore, është ndjerë edhe kohët e fundit, në periudhën midis fundit të vitit të kaluar dhe fillimit të këtij viti, duke e detyruar atë të mos jetë i pranishëm në disa festime në bazilikën e Shën Pjetrit, në të cilat u zëvendësua nga kardinali dekan Giovanni Battista Re dhe nga sekretari i Shtetit Pietro Parolin.

Dhimbjet për shkak të inflamacionit të nervit shiatik e vunë atë në vështirësi disa herë, në disa periudha madje edhe rëndë. Mbaj mend që në tetor të vitit 2007, pasi i duhej të vinte në Vatikan me rastin e Konçistorit, ai nuk ishte në gjendje të merrte pjesë aty për shkak të dhimbjes së fortë që e kapën gjatë udhëtimit – në klasë ekonomike – nga Buenos Aires në Romë. U shoqërua nga familja ime për trajtimin e rastit dhe tregoi, edhe asohere, një ekuilibër të madh dhe një durim të fortë ndaj dhimbjes.

Në sëmundjet e të tjerëve ai di si t’u afrohet atyre me të njëjtën delikatesë të treguar ndaj tij nga murgesha gjatë sëmundjes së vet. Një stil që nuk mund të jetë i tillë pa një vizion të fortë shpirtëror. Ai di të ndërhyjë në kohën e duhur, madje pa iu kërkuar. Për shkak të një situate serioze klinike që më shqetësonte, unë kisha shprehur gjithë frikën time për rikthime të mundshme dhe ankthin për të ardhmen. Ai më tha: «Nuk duhet të kesh frikë për të ardhmen. Koha i përket Hyjit. Ngjarjet hipotetike të së ardhmes janë të djallit».

Marrë nga: Avvenire

Mond MARKU

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme