Mons Angelo Massafra ofm dhe Mons Gjergj Meta morën pjesë në Lutjen Misionare të Dioqezës së Trento-s e udhëhequr nga Ipeshkëvi dioqezan Mons Lauro Tisi. Tema e Lutjes ishte “Jetë që flasin”.

Mons Gjergj Meta bëri një dëshmi për situatën kishtare në Dioqezën e Rrëshenit, por edhe të veprës së Kishës si prani në jetën e përditshme të njerëzve dhe të jetës së tyre.

Gjatë lutjes Mons Angelo Massafra i dhuroi Ipeshkëvit Tisi relikiet e martirëve, një ikonë të tyre dhe librin me jetëshkrimin e tyre, dhurata të cilat do të mbeten një shenjë bashkimi mes Kishës së Trentino-s dhe Kishës Shqiptare.

E gjithë lutja u gjallërua nga një kor emigrantësh të pranishëm në zonën e trentinos.

Foto: Gianni Zotta/Vita Trentina