12.5 C
Tirana
HomeDioqeza SapëNë Ferrara të Italisë përkujtohet Motër Maria Kaleta
HomeDioqeza SapëNë Ferrara të Italisë përkujtohet Motër Maria Kaleta

Në Ferrara të Italisë përkujtohet Motër Maria Kaleta

Këto ditë, në Famullisë Shën Agustini në Ferrara të Italisë është përkujtuar motër Marie Kaleta, me rastin e 2 mujorit të kalimit në amshim.

Me ftesë të grupit të të rinjëve të kësaj famullie dhe famullitarit Dom Michele Zecchin, ishte i ftuar Ipeshkvi i Sapës Imzot Simon Kulli, i cili kremtoi një meshë përkujtimore në nder të figurës së motër Maries. Përveç besimtarëve të kësaj famullie të pranishëm ishin edhe meshtarët, Dom Domenico Bedin, dom Francesco dhe dom Ivano. Kësaj pjesëmarrjeje iu bashkua edhe motër Dukata Radoja, Këshilltare e Nënës Gjenerale të Kongregatës së Motrave Stigmatine, e ardhur nga Roma, e cila ka jetuar shumë vite me motër Marije Kaletën në bashkësinë e motrave në Pistull.

Gjatë kremtimit të meshës, Imzot Simoni falenderoi ideatorët e kësaj përkujtimore, që me dëshirën e tyre të mirë dhe me kujtimin e bukur për motër Marie Kaletën, duan ta mbajnë gjallë figurën e kësaj motre, e cila nuk u mposht kurrë përballë vështirëve të jetës. Edhe në dëshminë e tij personale në fund të meshës, Ipeshkvi u ndal në jetën dhe veprën e motër Marie Kaletës, dhe me shumë dhimbje dhe emocion përshkroi më së miri vuajtjet dhe gëzimet e saj. Për të gjithë ne ka qenë një zemër e madhe që me përvujtëri e shkriu jetën e vet, vetëm e vetëm për të dëshmuar Jezu Krishtin.

Një motër që na ka dhuru fenë kur feja nuk ishte. Për 45 vjet me radhë mbajti gjallë fenë dhe besimin tek shumë persona. Kjo martire e gjallë me fytyrë me rrudha nga pleqëria ka transmetuar fenë dhe besimin në Krishtin. Ajo ka dhënë frytet e misionit të sajë ku sot falë sajë jemi dy meshtarë dhe 6 motra. Për kishën Shqiptare ishte modeli që duhet të marrim të gjithë ne që të qëndrojmë besnik thirrjes sonë.

Motër Marija ka bërë 45 vite novicjat në jetën rruglltare gjatë kohës së komunizmit, duke i qëndruar besnike Krishtit deri në fund, duke dërguar kungimin të sëmurëve, duke vizituar meshtarët nëpër burgje etj. Faleminderit për ketë shembull motër, ti ishe martirja e gjallë që kemi pa me sytë tanë. Po e tillë do mbetesh motër Marija, lajmëtare e ungjillit, dëshmitare e gjallë e fesë së Krishtit.

Në kuadër të këtij kremtimi, vetë të rinjtë shprehën emocionet e tyre duke kujtuar momentet qe kanë kaluar me motër Marijen. Janë pikërisht këto të rinj që falë binjakëzimit që kanë mbajtur Famullia e Shën Agustinit në Ferrara dhe Shën Nikollit në Pistull, për shumë vite me radhë kanë dhënë kontributin e tyre duke organizuar kampet verore me fëmijët dhe të rinjtë në Pistull. Ato shprehen se në personin e motër Marijes kanë njohur vuajtjet, dëshminë dhe qëndresën e mbi të gjitha butësinë dhe përvujtërinë që e karakterizonte.

Violeta Marashi

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme