20.5 C
Tirana
HomeKryesorMigrantët: komuniteti katolik shqiptar në Itali, të dielën në Gjenacano festa e...
HomeKryesorMigrantët: komuniteti katolik shqiptar në Itali, të dielën në Gjenacano festa e...

Migrantët: komuniteti katolik shqiptar në Itali, të dielën në Gjenacano festa e Zojës së Këshillit të Mirë me Imzot Gjergj Metën

Festa e Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores së popullit shqiptar, do të zhvillohet të dielën e ardhshme, më 25 maj në Gjenacano (Romë), e promovuar nga Koordinimi Kombëtar i Baritores së katolikëve shqiptarë në Itali, udhëhequr nga dom Anton Kodrari, me ndihmën e Fondacionit Migrantes dhe në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvore Shqiptare.

Programi, që fillon në orën 10:00, përveç përshëndetjeve institucionale, parashikon të ketë dëshmi e reflektime dhe leximin e një mesazhi nga Eparku i Lungros së Italo-Shqiptarëve të Italisë Kontinentale, Imzot Donato Oliverio.

Do të pasojë procesioni nëpër rrugët e Gjenacanos, me truporen e “Zojës së Këshillit të Mirë”. Në fund do të jetë kremtimi Eukaristik, që do të kryesohet nga presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme