8.5 C
Tirana
HomeEditorialKundër panairit të mostolerancës
HomeEditorialKundër panairit të mostolerancës

Kundër panairit të mostolerancës

Nga ambasadori Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri 

…Media mbuloi, si duhet, zhvillimet e një ngjarjeje të rëndësishme: e kam fjalën për ceremoninë e nisjes së shërbesës baritore të Arqipeshkvit të ri të Arqidioqezës së Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, në prani të figurave më të larta institucionale dhe politike të vendit. Pavarësisht të qenit besimtar apo ateist, apo përqafimit të një feje të caktuar në vend të një tjetre, ushtrimi i veprimtarisë baritore ndikon thellësisht në pëlhurën shoqërore të territorit. Nga pikëpamja e numrave, Imzot Dodaj do të ushtrojë shërbesën e tij në një sipërfaqe me mbi 1,5 milionë shqiptarë. Nisja e shërbesës së tij, apo edhe e krerëve të grupimeve të tjera fetare, përfaqëson një ngjarje me rëndësi kombëtare, rrjedhimisht mbulimi nga media e lirë është më se me vend.

Kontributi që dëshiroj të jap në mënyrë sintetike – me mendje të ftohtë – ka të bëjë me fuqinë e të pathënës dhe të pamjeve. Ai përqafim i fiksuar nga shkrepjet e aparateve ndërmjet Arqipeshkvit dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë të komuniteteve fetare vlen për mua po aq sa predikimet, në mos më shumë. Nga njëra anë, ky është fragment i kulturës së Imzot Arjanit, I të qëndruarit bashkë në larmi dhe të të bashkëpunuarit, duke ndjekur atë të vërtetë që na do të gjithëve si pjesë e të njëjtit mozaik njerëzor, si vëllezër. Pasi askush nuk është i plotë i vetëm.

Dhe, në krahët e besimit, kujdesemi për krijimin, pa pritur gjë në këmbim. Në katedrale, të shtunën e shkuar ndihej ngrohtësia e këtij populli të jashtëzakonshëm, njësoj si ajo buqeta me lule që hidhet në veprën e Banskit në Betlehem. Ndihej edhe vizioni i Shkrimeve të Shenjta, i Biblës në rastin e të krishterëve, si instrument pajtimi dhe çlirimi të popujve. Janë të varfrit ata që na mësojnë se si të çlirohemi. Të varfrit që nuk duhet t’i numërojmë, por t’i përqafojmë.

Në një botë ku politika shpesh ushqehet me slogane si: “zero tolerance”, ku panairi i mostolerancës dikton shkallën e pëlqyeshmërisë së programeve televizive, ku frika e humbjes së identitetit vetjak përkeqëson veçoritë, ai përqafim ndërmjet krerëve të komuniteteve fetare na kujtoi madhështinë e popullit shqiptar, i cili nuk sheh vend për ndarje të thella. A mos vallë kjo është veti e qenësishme e shqiptarëve, pa shkuar ende te rrafshi fetar? Toleranca që tregojnë gjatë përditshmërisë së tyre është shembull për shumë prej atyre cepave të botës ku ekziston iluzioni se zgjidhja e krizave kulturore duhet kërkuar te zmbrapsja në rrënjët e identitetit. Është shembull që meriton të lëvdohet me zë të lartë, pa e marrë kurrë si të mirëqenë.

Marrë nga osce.org

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme

3 COMMENTS

  1. […] Ambasadori Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri — Kundër panairit te intolerancës – Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë (kish.al) – me rastin e inaugurimit të pasardhsit të Mons Xhorxh Frendos, Monsinjorit Arjan Dodaj në […]

  2. […] Ambasadori Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri — Kundër panairit te intolerancës – Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë (kish.al) – me rastin e inaugurimit të pasardhsit të Mons Xhorxh Frendos, Monsinjorit Arjan Dodaj në […]

Comments are closed.