11.5 C
Tirana
HomeAdministratura Apostolike e Shqipërisë së JugutImzot Peragine: Falenderimi para së gjithash për Zotin.
HomeAdministratura Apostolike e Shqipërisë së JugutImzot Peragine: Falenderimi para së gjithash për Zotin.

Imzot Peragine: Falenderimi para së gjithash për Zotin.

Të dashur,

Edhe pse do të vazhdoj të jem administrator i kësaj dioqeze deri në emërimin e bariut të ri, ndiej menjëherë dëshirën për t’ju drejtuar disa fjalë. Këto nuk janë fjalë lamtumire, por falenderimi para së gjithash për Zotin që më dha hirin të bëj udhëtimin e një pjesë së jetës sime bashkë me ju. Ardhja mes jush dhe ecja bashkë me ju ka qenë dhe vazhdon të jetë një dhuratë nga Zoti për mua.

Individualisht u drejtoj një falënderim të gjithë juve misionarë, priftërinj, rregulltarë dhe të gjithë juve besimtarë të komuniteteve që kam njohur personalisht në këto vite dhe që jam përpjekur t’u shoqëroj me kujdesin atëror.

Për arsye të panjohura për mua, Kisha më thërret të kryej shërbimin tim në dioqezën e Shkodrës. Isaia profet duke iu përgjigjur Thirrjes së Zotit tha “Ja ku jam o Zot më dërgo mua“. Mua më vjen të përgjigjem instinktivisht, “Ja ku jam o Zot, por pse unë? Ne e dimë se thirrja e Zotit është gjithmonë misterioze dhe e tejkalon logjikën njerëzore pikërisht sepse rrugët e tij nuk janë tonat, mendimet e tij nuk janë mendimet tona. Nga ana jonë, duhet t’i besohemi gjithmonë Atij, të vetëdijshëm se vetëm duke kryer vullnetin e tij bëhemi bashkëpunëtorë të tij në planin e vet të shpëtimit.

Sikurse ju thashë, këto nuk janë fjalë lamtumire, meqenëse me emërimin e sotëm si ipeshkëv koadiutor i dioqezës së Shkodrës, unë do të mbetem administrator i kësaj dioqeze deri në emërimin e bariut të ri.

Kjo do të thotë se do të kemi ende kohë për të qenë bashkë dhe për të punuar së bashku në planifikimin dhe fillimin e vitit të ri baritor me angazhimet e shumta që na presin: aktivitetet verore, muaji misionar deri në jubileun që do të fillojë në dhjetor.

Të dashur, sot Kisha kremton kujtimin e Marisë, Nënës së Kishës. Këtë ndryshim në dioqezën tonë ia besojmë edhe Marisë, të sigurt se ajo nuk do të na e mungojë përsëri praninë dhe përkrahjen e saj amënore.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme