1.5 C
Tirana
HomeKISHImzot Gjergj Meta - letër Papa Françeskut
HomeKISHImzot Gjergj Meta - letër Papa Françeskut

Imzot Gjergj Meta – letër Papa Françeskut

Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta, në emër të Ipeshkvinjëve dhe të katolikëve të Shqipërisë i ka dërguar një letër Papa Françeskut, në të cilën i uron Atij shërim të shpejtë.

Më poshtë mund të lexoni letrën:

I dashur papa Françesku,

Gjatë këtyre ditëve kemi ndjekur me kujdes lajmet rreth shëndetit tuaj pas shtrimit në spitalin “Gemelli” të Romës.
Me këtë letër dëshiroj të përçoj ndjenjat e të gjithë ipeshkvinjëve të Konferencës tonë ipeshkvore dhe të katolikëve shqiptarë duke ju shprehur gjithë dashurinë tonë vllazërore dhe bijësore.
Bashkohemi në lutje me Ju dhe me gjithë Kishën për një shërim sa më të shpejtë tuajin.

Zoti i jetës ju qëndroftë pranë e Nana jonë qiellore ju mbrojtë!

Vllazerisht në Krishtin

Dom Gjergj Meta
Ipeshkëvi Rrëshenit
President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme