9.5 C
Tirana
HomeDioqeza LezhëDom Martin Jaku: Të solidarizohemi për të kontribuar në rikonstruksionin e Kishës...
HomeDioqeza LezhëDom Martin Jaku: Të solidarizohemi për të kontribuar në rikonstruksionin e Kishës...

Dom Martin Jaku: Të solidarizohemi për të kontribuar në rikonstruksionin e Kishës së Kuvendit të Arbrit

Dom Martin Jaku në cilësinë edhe të Rektorit të Kishës është drejtuar me një apel që të solidarizohen me kontribute për të përfunduar rikonstruksionin e Kishës së Shën Gjon Kryepremit (Kuvendi i Arbrit) në fshatin Mërqi të Lezhës. Rikonstruksioni i saj ka nisur këto ditë me kontribute të komunitetit, besimtarëve dhe të Dioqezës.

MESAZHI I DOM MARTIN JAKUT:

“Të dashtun besimtarë, miq të nderum të Kishës së Shën Gjonit Mërqi. Në cilësinë e rektorit të kësaj kishe, pra, si kujdestar i saj, u drejtohem jo vetëm ju si banor të fshatit Mërqi, por të gjithë besimtarëve dhe atdhetarëve të të gjitha trevave dhe trojeve shqiptare dhe shqipfolëseve kudo që ndodhen në këtë rruzull tokësor: paqe, hire, drejtësi, mbarësi e begati ju dhe familjeve tuaja kudo që ndodheni.

Kisha e Shën Gjonit asht nji vend me simbolikë, histori dhe vlerë të veçantë fetare dhe kombtare. Në këtë kishë dhe në këtë vend u thirr dhe u mbajt ngjarja ma madhore dhe vendimtare për fatet e kombit dhe të fesë, Kuvendi i Arbnit ose i Arbnisë! Ky kuvend i thirrun dhe i mbajtun me 14-16 janar 1703, në Mërqi ma së pari asht vepër e Zotit të cilit i kjoshim falë dhe iniciativë e Papa Klementit te XI, Albani, pra shqiptar që e shpalli dhe e organizoi tu ngarku me këtë detyrë të naltë dhe fisnike, arqipeshkvin e përndritun, të Tivarit, Imzot Vinko Zmajeviq.

Vendimet, masat dhe propozimet e këtij kuvendi sollën nji rigjallërim dhe nji ripërtërimje të madhe për kishën dhe kombin shqiptar i cili lengonte nën shtypjen dhe sundimin otoman.

Falenderoj dhe shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën bujare, bashkëpunimin, dhe mbështetjen e veçantë të besimtarëve dhe banorëve të fshatit Mërqi, Zoti ua shpërbleftë me hire të shumta, paqe, begati e mbarësi!

Me ndihmën, përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyne u mundësun dhe u realizun disa punime për mirëmbajtjen, pastrimin dhe zbukurimin e oborrit të kishës, Qelës, mjedisit përreth dhe territorit të kishës.

Nji falnerim i veçantë edhe për bashkine Lezhë që bani te mujtun rikonstruktimin e rrugës, por kjo nuk mjafton, duhet që punët që kemi nisur dhe premtimet e bame duhet ti çojme përpara dhe ti përfundojmë me ndihmën e Zotit.

Të gjithë jena të vetëdijshëm se duhet të ecim përpara dhe të kontribojmë të gjithë në realizimin e këtij plani!

Projekti ndahet dhe përfshin tri faza: rehabilitimi i kishës, meremetimi i Qelës dhe rikualifikimi i oborrit të kishës dhe mjedisit përreth!

Punimet për këtë projekt po zhvillohen me miratimin dhe bashkëpunimin e dioqezës Lezhë, rektorit të kishës, famullitarit Kallmet dhe nën kujdesin e veçante të hulumtuesit, studiuesit dhe restaurusit dom. Nikë Ukgjini.

Nji kontribut të veçantë po jep edhe sipërmarrësi Gjergj Leqejza.
Bashkëngjitun materialit po rendis disa foto, projektin dhe nji listë kontribuesish për punimet e Kishës!

Ti bashkohemi kësaj vepre, të solidarizohemi dhe të japim kontributin tonë në realizimin e kësaj vepre dhe këtij projekti me karakter fetar, kishtar, kulturor dhe kombtar! Zoti e bekoftë, na ndihmoftë dhe e çoftë në përfundim këtë nisëm!

Ta shpërdajmë këtë postim sa ma shumë për sensibilizimin e të gjithëve!”

Lindita Kokaj

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme