16.5 C
Tirana
HomeEditorialDashuria mund të ndryshojë botën
HomeEditorialDashuria mund të ndryshojë botën

Dashuria mund të ndryshojë botën

Nga Imzot George Frendo O.P.

Asnjë i krishterë nuk ka të drejtë të thotë si Kaini, “Unë nuk jam roja i vëllait tim”. Dashuria e krishterë është solidaritet në veprim. Nuk jemi indife-rentë. Duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Dashuria e krishterë është e bazuar në dy të vërteta të krishtera themelore. E para, se njeriu u krijua në shëmbëllim dhe përngjasim të Hyjit, dhe prandaj besimtari mund të shohë fytyrën e Zotit në fytyrën e çdo njeriu, pavarësisht nga ngjyra, raca, etj.

E dyta, se Biri i Hyjit mori mbi vete natyrën tonë njerëzore dhe kështu mishërimi i Birit të Hyjit është në themel të vëllazërisë sonë. Dhe ai aq shumë u bë pjesë e natyrës njerëzore saqë mundi të thotë që çfarëdo gjëje që i bëni dikujt në nevojë, ne ia kemi bërë atij. Kjo është dashuria që mund të shndërrojë shoqërinë.

Shumë mendimtarë dhe heronj të mëdhenj përgjatë historisë kanë ëndërruar t’i japin historisë një fillim të ri. Në shekullin 18 Napoleoni me sloganin: Liberté (liri), Egalité (barazi), Fraternité (vëllazëri) kujtoi se po ndërtonte një Europë të re. Por jo! Karl Marksi në shekullin 19 kujtoi se Manifesti Komunist dhe lufta e proletariatit do të ishin themelet për një shoqëri më të drejtë ku secili do të ishte i barabartë me të tjerët. Por kjo ishte larg nga e vërteta. Në shekullin e njëzet, Francis Fukuyama parashikoi “fundin e historisë” dhe kujtoi se, me rënien e ideologjive të mëdha politike dhe si pasojë e konflikteve ideologjike, bota po hynte në një fazë të re, në një ardhme të amullt por paqësore. Por pak më pas ai vetë vuri re se kjo paskësh qenë vetëm një dëshirë e kotë.

Si një i ri, unë kam ndarë idetë e rinisë e cila në vitet 60 po reagonte ndaj status quo-s së shoqërisë bashkëkohore. Mbaj mend Beatniks dhe modeli i jetës së tyre interesante larg nga rrëmuja e qyteteve; stili i jetës së tyre ishte një mesazh i qartë për shoqërinë. Mbaj mend revoltat e studentëve në shumë qytete të Europës në vitin 1968.

Gjithashtu unë ndaja bashkë me ta ëndrrat e tyre në at kohë. Edhe unë mendova se shoqëria kishte shumë nevojë për një ndryshim rrënjësor në strukturat e saj. Por unë mendoj se çka bota ka kaluar veçanërisht gjatë 20 vjetëve të fundit krijon në ne bindjen se kjo është larg nga e vërteta.

Ajo për çka bota ka nevojë nuk është një ndryshim i strukturave, por një ndryshim i zemrave. Dhe vetëm dashuria mund të ndryshojë zemrat. Ky viti është shpallur si viti i luftës kundërt varfërisë. Por gjithashtu ky është edhe viti në të cilin përkujtohet 100 vjetori i një personi të madh shtatimët me emrin nënë Tereza e cila është me origjinë shqiptare. Nëse Ungjilli i saj i jetës do të ishte pranuar me të njëjtin zell dhe entuziazëm sikurse është pranuar ungjilli i konsumizimit ndoshta bota do të kishte qenë sot në një gjendje më të denjë për jetën e njeriut.

Sloganet e shoqërisë së shekullarizuar sipas Harvey Cox janë: dashuri, vëllazëri, solidaritet, paqe, drejtësi, dinjitet njerëzor, të drejta njerëzore, etj., të cilat gjithnjë sipas vetë Cox-it janë vlera me bazë të krishterë. Por ata mbeten thjesht slogane dhe kurrë nuk do të mund të jenë konkrete dhe vlera udhëzuese po të mos frymëzohen nga ai besim që na ndriçon ne në atë mënyrë sa të shohim fytyrën e Zotit në fytyrën e çdo njeriu. Ja pse Nënë Tereza i tronditi themelet e shoqërisë së anonimitetit. Askush nuk mund të pyesë çfarë bënte pa pyetur gjithashtu se përse e bënte. Dhe kjo gjë e dallon dashurinë e krishterë nga filantropia.

Më bie ndër mend një këngë që ishte shumë popullore në fëmijërinë time (është kënduar prej Perry Como-s): Love makes the world go round (dashuria e bën botën të vijë rrotull). Qoftë gjithmonë dashuria jonë shprehja e bindjes sonë të thellë që vetëm dashuria mund ta ndryshojë botën.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme