Vetëm pas pothuajse dy javësh, kur Don Gianfranco Cadenelli kishte bërë një njoftim që banorët e Suçit dhe fshatrave përreth, nëse kishin mundësi të dhuronin donacione për rregullimin e çatisë së Kishës së Suçit është mbledhur një shumë e konsiderueshme.
Në postimin e tij në Facebook, Don Cadenelli shkruan se janë mbledhur 4300 euro për rregullimin e çatisë së kësaj kishe.
Gjithashtu ai thekson se një pjesë e konsiderueshme e donacioneve të mbledhura kanë ardhur nga miqtë myslimanë.
Statusi i plotë i Don Gianfranco Cadenelli:
Brenda pak ditësh kemi mbledhur 525.000 lekë të reja (4.300 euro), vetëm nga bamirësit shqiptarë … Nga banorët në Suç dhe Burrel, por edhe nga emigrantët jashtë vendit që nuk harrojnë vendin e tyre të origjinës! Ata janë besimtarë që e dinë vlerën e një “shtëpie” për tu bashkuar duke lavdëruar Perëndinë, duke dëgjuar Fjalën e Tij dhe duke marrë bekimet e Tij!
Një nder i madh për ne është fakti se një pjesë e konsiderueshme e donacioneve të mbledhura kane ardhur nga miqtë myslimanë të cilët e njohin Kishën Katolike në rrethin e Matit si një “dhuratë” për të gjithë, pavarësisht nga traditat e ndryshme të besimit.
Kemi shumë respekt për miqtë tanë myslimanë dhe ata na respektojnë edhe më shumë. Zoti është i madh dhe lejon që njerëzit e traditave të ndryshme fetare të jenë miq dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme paqeje dhe bashkëpunimi për të mirën e të gjithë shoqërisë. Bekimet e mëdha vijnë nga Zoti për njerëzit me vullnet të mirë!