21.5 C
Tirana
HomeDioqeza SapëKREMTIMI I FESTËS LITURGJIKE TË MARTIRIT DOM GJON GAZULLI
HomeDioqeza SapëKREMTIMI I FESTËS LITURGJIKE TË MARTIRIT DOM GJON GAZULLI

KREMTIMI I FESTËS LITURGJIKE TË MARTIRIT DOM GJON GAZULLI

Violeta Marashi

Dioqeza e Sapës me gëzim të madh kremtoi për herë të parë festën liturgjike të të Lumit Dom Gjon Gazulli në Dajç të Zadrimës, në famullinë ku u lind dhe u rrit ky meshtar.

Nën organizimin e famullitarit Dom Srecko Franusiç dhe bashkësisë “Tempulli i Zotit”, në vigjiljen e kësaj feste, qindra besimtarë shtegtuan drejt Kishës “Zoja Rruzare”, dhe si dioqezë tashmë shtegtojmë në gjurmët e martirëve tanë, me qëllimin e ndërmjetësimit të të Lumit për thirrje të reja meshtarake e rregulltare që ai i kishte shumë përzemër.

I pranishëm ishte edhe Arqipeshkvi Metropolit i Shkodër- Pultit, Imzot Giovanni Peragine, kleri dioqezan, motrat rregulltare dhe autoritete të tjera civile.

Mesha e Shenjtë u udhëhoq nga Ipeshkvi i vendit, Imzot Simon Kulli, ku si fillim falenderoi Zotin që tashmë nga 16 nëntori 2024 kemi edhe martirin e shpallur të Lum, birin e kësaj famullie Dom Gjonin. Është një mundësi kjo që na ofrohet për të përjetuar sa më shumë devocion dhe për të vlerësuar figurën e martirëve tanë që dhanë jetën për fenë e Krishtit dhe Atdheun. Ndërsa në predikimin e rastit Imzot Simoni tha se sot krishtërimi është ndër besimet më të persekutuara në botë. Mijëra të krishterë vuajnë kërcënime dhe dhunë fizike, për shkak të Ungjillit. Po kështu kanë vuajtur edhe martirët tanë si DOM GJON GAZULLI me shokë.

Duke përfunduar, ipeshkvi kujtoj edhe fjalët e fundit të tijat që ishin:  “Po vdes i pafajshëm. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rroftë Kisha katolike, Nana jonë! Rroftë Papa, Ati Ynë! Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët e vërtetë!”

            Gjatë këtij riti liturgjik dedikuar martirit të fesë Dom Gazullit, të gjithë të pranishmit u bashkuan në lutje duke kërkuar ndërmjetësimin e tij për hire të shumta në jetën e secilit, dhe në jetën e kishës, dhe shembulli i martirëve tanë që i nderojmë le të jenë për të gjithë ne, nxitje dhe mësim se si duhet me besim të pathyeshëm në Krishtin Zot ta jetojmë jetën tonë në tokë, gjithmonë duke u angazhuar që ta fitojmë lumturinë dhe gëzimin e amshuar.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme