16.5 C
Tirana
HomeJubileu 2025Jubileu Kombëtar i Jetës së Kushtuar – Shtegtarë të Shpresës nga Jugu...
HomeJubileu 2025Jubileu Kombëtar i Jetës së Kushtuar – Shtegtarë të Shpresës nga Jugu...

Jubileu Kombëtar i Jetës së Kushtuar – Shtegtarë të Shpresës nga Jugu në Veri

Me datën 1 Shkurt në qytetin e Shkodrës u kremtua Jubileu Kombëtar i Jetës së Kushtuar, një ditë Shtegtimit, reflektimi, lutejeje dhe vëllazërie, ku morën pjesë më shumë se 350 Rregulltarë dhe Rregulltare nga e gjithë Shqipëria.

Dita nisi me Shtegtimin nga katër vende të memories së Martirve tanë. Të ndarë na katër grupe me nga rreth 100 veta nën drejtimin e katër guidave. U vizitua Muzeu i Kujtesës tek Motrat Klarise, Kisha e Shën Françeskut në Gjuhadol, Kisha e motrave Stigmatine dhe Katedralja e Shën Shtjefnit-Shkodër, ku gjenden eshtrat e disa prej Martirëve. Ishte një mundësi e mirë për të ripërtërirë besimin të nxitur nga shembulli dhe guximi i martirëve tanë.

Me ardhjen e të gjithë grupeve në Kishën Katedrale dhe në prani të të gjithë Ipeshkvinjve të Kishës në Shqipëri si edhe të ngarkuarit me punë të Nunciaturës apostolike Imzot Ionut Paul Trejac e shumë Meshtarëve, u kremtua Mesha solemne e cila u Kryesua nga Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit Imzot Giovanni Peragine, i cili theksoi rëndësinë e jetës së kushtuar si shërbim dhe dëshmi e dashurisë së Zotit, si dhe profeci e Sinodialitetit për kohën që jetojmë.

Pas Kungimit të Shenjtë të gjithë të shuguruarit ripertërinë Kushtet rregulltare. Në fund, përveç presidentes së KSHEL-it, Motër Teuta Buka FMA, përshëndeti të pranishmit në emër të Prefektit të Dikasterit për Jetën e Kushtuar dhe shoqëritë e Jetës Apostolike Motër María Eugenia Arenas, F.M.A., Motër Simona Brambilla Sekretare e Prefekturës, si dhe Motër María Leonor Botta, M.E.N., -përgjegjëse e promovimit dhe Formimit të të njëjtit Dikaster.

Në fund të Kremtimit Eukaristik një grup të rinjsh nëpërmjet një pantomime paraqitën dhuratën e madhe dhe të vyer që janë karizmat e Kongregatave të ndryshme për Kishën dhe për popullin e Zotit. Pas tryezës Eukaristike, u bashkënda edhe tryeza vëllazërore tek qendra e Kolpingut. Shtegtimi përfundoi tek varrezat Katolike, vendi ku ekzekutuan martirët tanë dhe ku jehoi fort klithma e tyre: Rroftë Krishti Mbret!

Ky Jubile ishte më shumë se një festim; ishte një dëshmi e gjallë se jeta e kushtuar mbetet një dritë shprese dhe shërbimi për Kishën dhe shoqërinë.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme