9.5 C
Tirana
HomeJubileu 2025Portat e Shenjta të Jubileut
HomeJubileu 2025Portat e Shenjta të Jubileut

Portat e Shenjta të Jubileut

Jubileu 2025 do të nisë zyrtarisht diten e nesërme, me hapjen e Derës së Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit. Në ditët në vijim, Papa Françesku do të hapë Dyert e Shenjta të tri bazilikave të tjera papnore. Ja cilat janë ato dhe kur do të hapen.

Dera e Shenjtë e Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan

Në ditën e Vigjiljes së Krishtlindjes, duke filluar nga ora 19, do nisë riti, i kremtuar nga Papa Françesku, për hapjen e Derës së Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan: një koncert i shkurtër këmbanash do të lajmërojë momentin solemn. Dera, e cila u çmuros 3 dhjetorin e kaluar, do të mbyllet sërish në fund të Vitit të Shenjtë.

Dera e Shenjtë e Shën Gjonit në Lateran

29 dhjetor, Papa Françesku do të hapë Derën e Shenjtë të Shën Gjonit në Lateran, Bazilika “Nënë dhe Krye e të gjitha kishave dhe qyteteve të botës” si dhe më e vjetra në Perëndim. Në Bazilikë janë varrosur 22 papë. Me hapjen e kësaj Dere të Shenjtë do të fillojë zyrtarisht Jubileu në të gjitha dioqezat e botës.

Dera e Shenjtë e Shën Marisë së Madhe

1 janar 2025, Papa Françesku do të hapë Derën e Shenjtë të Shën Marisë së Madhe. Papa Françesku, përpara udhëtimeve të tij apostolike, shkon shpesh në Bazilikën mariane, e cila ruan ikonën Salus Populi Romani. Këtu janë varrosur shtatë papë dhe aty ruhen eshtrat e Shën Matisë e të Shën Jeronimit.

Dera e Shenjtë e Shën Palit Jashtë Mureve

Dera e fundit e Shenjtë do të hapet të dielën më 5 janar në Bazilikën panore të Shën Palit Jashtë Mureve. Ndërtesa, e ngritur jashtë mureve për të ruajtur mbetjet mortore të Shën Palit, Apostull dhe Dëshmitar, ishte objekt i restaurimeve në vitet 2000. Që nga viti 2007 ka qenë e mundur të bëhen lutje para varrit të Apostullit, i cili është pjesërisht i dukshëm. Dyert e Shenjta të Bazilikave të Shën Gjonit në Lateran, Shën Marisë së Madhe dhe Shën Palit Jashtë Mureve do të mbyllen më 28 dhjetor 2025.

Hapja e Derës së Shenjtë në burgun Rebibbia

Kemi dhe një Derë të Shenjtë, e pesta, që do të hapet, por që nuk ndodhet në një bazilikë papnore. Papa Françesku, më 26 dhjetor 2024, do të hapë Derën e Shenjtë në burgun Rebibbia, në komunën e 4-tërt të Romës. Një moment historik ky për faktin se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Prandaj, më 26 dhjetor, Rebibbia do të jetë simboli i të gjitha burgjeve në botë.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme