9.5 C
Tirana
HomeKISHPër vëllazërinë e popujve. Pa mandat detyrues
HomeKISHPër vëllazërinë e popujve. Pa mandat detyrues

Për vëllazërinë e popujve. Pa mandat detyrues

Dora që shpërndahet, në lojërat me letra, mund t’ju duket shumë intriguese, apo edhe t’ju lërë të ndërdymë, për sa i përket lojës që duhet të luani. Në lojërat e Shpirtit, kombinimi i letrave nuk është aq vendimtar: në asnjë kuptim. Loja e Kishës, tashmë e nisur, nuk garantohet nga letrat. A mund të thuhet se Gjoni, Jakobi, Filipi, vetë Pjetri, janë atu, super-jolly, asë që fitojnë mbi të tjerët?


Nuk mund të thuhet. Ungjijtë nuk e thonë, Apostujt nuk e thonë. Pali, i cili sajoi një lojë feje dhe bashkësie të krishterë që e përmbysi Perandorinë, nuk e thotë këtë.


Po krijohen kardinalë të rinj, të cilët meritojnë gjithë vlerësimin dhe bekimin tonë. Loja mediatike, e fiksuar pas letrave, zien duke dashur të zbulojë se kush është mbreti karro dhe kush është fanti kupë apo asi maç. Dhe nga çfarë kombinimi doli: nga xhaketa, nga mënga, nga një xhep sekret.


Papa Françesku, duke ndjekur lojërat e Shpirtit, pa dyshim e ka theksuar efektin e përzierjes së letrave. Në vend që të cytim prapaskenat e ekspertëve të letrave dhe të bëhemi karrem për parashikuesit e bookmakers-ave [bastvënësve], duhet ta kthejmë menjëherë vëmendjen te lojërat e Shpirtit. Janë këto që ndriçojnë dhe matin peshën e letrave në tavolinat e lojërave të historisë. Dhe nga vjen kjo peshë? Pesha zbulohet përmes hollësive dhe të papriturave të lojërave të Shpirtit: herë të këndshme si lulet e fushës, herë inkandeshente si gjuhët e zjarrit. Pjesa tjetër ka përnjëmend pak ose fare rëndësi: domethënë nga cila palë, cila korporatë [lidhje], cila gjuhë, nga cili komunitet zgjidhen letrat. Dhe madje edhe se si u zgjodhën ato.


Natyrisht, mënyra se si ata futen në lojë përbën një farë dallimi, nëse marrim parasysh përgjegjësinë detyrore dhe angazhimin e domosdoshëm për të lehtësuar lojën kishtare të Shpirtit. Dhe ky fakt kërkon që, që në fillim, t’i rrethojmë të zgjedhurit e rinj me çdo vlerësim dhe bekim për ardhjen e tyre në atë tryezë të lojës ku merren me talentet që duhet të pasurojnë dëshminë e fesë dhe të nderojnë shërbimin e Kishës.


Megjithatë, ata dhe ne e dimë se lojërat e Shpirtit janë ato që do të na magjepsin me ngashërimin e ngjarjeve padiskutim në shpërpjesëtim me dorën e letrave që ne jemi përpjekur t’i fusim në punë. Ne i mbështesim ata në këtë bindje dhe në këtë pritje. U urojmë atyre që të shpërblehen, për besnikërinë e tyre, nga këto magjepsje të zellit të fesë dhe jo nga dosjet për promovimin e roleve.


Lejojani këtij shkruesi/skribi të moshuar që, së bashku me urimet plot buzagaz për çdo bekim për dëshmitarët e rinj të thirrur në misionin për t’i bërë shërbesat më të larta të bashkësisë së krishterë të ndjeshme ndaj lojërave prekëse të Shpirtit, mes besimtarëve dhe mes popujve, t’u arrijë atyre lutja ime plot zell. Ne tashmë ju duam, për gjithçka që jeni dhe do të jeni, që keni bërë dhe do të bëni. Por nëse lejoni të magjepseni nga dashuria për bashkimin e Kishave dhe vëllazërinë e popujve, duke luajtur të gjitha letrat që keni me qëllimin që t’u jepet fund mosmarrëveshjeve dhe korporatave që pandehin se kanë letrat më të mira – madje, të vetmet – në gjendje për të shpëtuar Kishën, ju lutemi, mos e lini pa bërë. Nuk ka të krishterë të korporatës së Palit, të Pjetrit, të Apolit, të cilët duhet të rekuizojnë dhe trishtojnë fenë në të cilën qëndrojmë me gëzim, në emër të Zotit dhe në fuqi të Shpirtit.


Fryma e grindjes mondane, nisur nga pandehja e një pastërtie vetëkonfirmuese, helmon gjuhën e fesë së përbashkët dhe shuan lojërat magjepsëse të Shpirtit. Nuk ka mandat detyrues të asnjë korporate (të djathtë apo të majtë, të qendrës apo të periferisë, nga poshtë apo nga lart) për një kardinal të Kishës.


Nuk kanë rëndësi letrat me të cilat do ta luani lojën tuaj. Ajo që ka rëndësi janë lojërat e Shpirtit që do të na ndezin zemrën. Dhe në këtë pikë, na kërkoni mirësisht për çfarë keni nevojë dhe do t’ju jepet. Me gjithë zemër.

BurimiAvvenire

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme