5.5 C
Tirana
HomeKisha UniversaleFrançesku të rinjve: merrni pjesë në Ditën Botërore të Rinisë në Lisbonë...
HomeKisha UniversaleFrançesku të rinjve: merrni pjesë në Ditën Botërore të Rinisë në Lisbonë...

Françesku të rinjve: merrni pjesë në Ditën Botërore të Rinisë në Lisbonë plot shpresë

Në një video-mesazh drejtuar atyre që do të marrin pjesë në aktivitetin e planifikuar nga 1 deri më 6 gusht, Papa inkurajon që t’i shikojmë ato ditë me shpresë, “sepse në një ditë të tillë rritemi shumë” dhe sugjeron për t’u përgatitur mirë, për të folur me të moshuarit, sepse ata do të ofrojnë urti.

Tre muaj nga Dita Botërore e Rinisë që do të mbahet në Lisbonë nga data 1 deri më 6 gusht, vjen një video-mesazh nga Papa Françesku për të rinjtë që do të nisen për në Portugali. Videoja u regjistrua në Casa Santa Marta nga Imzot Américo Manuel Alves Aguiar, ipeshkvi ndihmës i Lisbonës në audiencën më 27 prill.

Drejt horizontit të Ditës Botërore të Rinisë

Papa i sheh të rinjtë të projektuar drejt këtij takimi, “duke parë gjithmonë atë horizont, atë shpresë”, duke i imagjinuar ata teksa merren me organizimin e udhëtimit, duke zgjidhur çështjet logjistike dhe të zënë me planifikimin e atyre ditëve që do t’i shohin ata larg angazhimeve të tyre të përditshme.

Kisha ka forcën e të rinjve

“Pjesëmarrja në këtë Ditë është një gjë e bukur”, thotë Françesku, i cili i fton të rinjtë të përgatiten me gëzim për këtë ngjarje. “Vendosni shpresën atje, vendoseni atje shpresën – përsërit Papa – sepse rritemi shumë në një ditë si kjo. Nuk e kuptojmë – shton ai – por gjërat mbeten brenda, vlerat që gjejmë aty mbeten brenda, marrëdhëniet që krijojmë me të rinj të tjerë nga vendet e tjera, takimet, gjithçka mbetet brenda dhe mbi të gjitha, të shihet forca e të rinjve. Kisha ka forcën e të rinjve. Kështu që ecni përpara”.

Kërkojuni këshilla gjyshërve

Së fundi, Françesku jep një sugjerim për t’u përgatitur mirë për Ditën Botërore të Rinisë: “Shikoni rrënjët, përpiquni që të takoni të moshuarit”. Dhe i nxit ata që i kanë gjyshërit që të flasin me ta, t’u kërkojnë atyre këshilla se si ta jetojnë këtë takim: “Ata do t’ju ​​japin urti dhe ju ecni gjithmonë përpara”. Papa përfundon duke thënë: “Do ju pres në Lisbonë. Mirupafshim!”.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme