Më 28 dhe 29 nëntor u zhvilluan dy DITË RINORE DIOQEZANE në Vlorë, me pjesëmarrjen e 167 të rinjve nga mosha 14-25 vjeç të ardhur nga çdo bashkësi e Administraturës, me rastin e kremtimit të Ditës Botërore të Rinisë 2022.
Me mbështetjen e SHOQATËS PELEGRINËT E KRIJIMIT, takimi me temë “KLITHMA E TIJ ARRITI DERI TEK UNË”, u fokusua mbi “ekologjinë integrale” si stil jete që Papa Françesku, në Enciklikën “Laudato si”, kërkon prej njerëzimit dhe sidomos prej të rinjve.
3 hapa formues kanë shoqëruar pjesmarrësit për të medituar mbi temën, në mënyrë që vendimet konkrete që ata do të marrin, t’i zbatojnë në jetën dhe në vendet e përditshme.
-KLITHMAT E NJERËZIMIT (… të shoqërisë) – ARRITI DERI TEK UNË (…Zoti dëgjon, përgjigj dhe dërgon)
-ÇOHU (për të përgjigjur konkretisht dhe personalisht).
Falenderojmë Zotin për entuziazmin e të rinjve dhe Atij ia besojmë ecjen e tyre…!