9.5 C
Tirana
HomeKISHPUBLIKOHEN KATEKIZMAT PËR FËMIJË
HomeKISHPUBLIKOHEN KATEKIZMAT PËR FËMIJË

PUBLIKOHEN KATEKIZMAT PËR FËMIJË

Me kënaqësi paraqesim publikimin e dy fashikujve të katekizmit për fëmijë, prej anës së Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, të përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini.

Këto mjete katekistike synojnë t’i ndihmojë katekistët, pse jo edhe prindërit, në detyrën e tyre shumë të rëndësishme të përçimit të fesë te fëmijët, përmes përvojës dhe përmbajtjeve që do t’i shoqërojnë ata gjatë gjithë jetës së tyre.

SHENJAT E FESË

Etapa I

Rrugëtimi i parë për fëmijë dhe para-adoleshentë

Ky mjet katekistik parashtron një lloj vizite të udhëhequr, në kishën përkatëse. Qëllimi kryesor është që t’i bëjmë fëmijët të vetëdijshëm mbi domethënien e objekteve kryesore liturgjike, të pranishme në kishat tona. Në këtë mënyrë, ata do të mësojnë që t’i lidhin përmbajtjet e fesë me objektet konkrete që i simbolizojnë ato. Përfitimi më i madh do të jetë fakti që, tek e fundit, katekizmi i parë do të jetë vetë kisha që fëmijët e frekuentojnë rregullisht.

Ky itinerar synon gjithashtu të bëhet ndihmë për hyrjen në liturgji, veçanërisht e dobishme në afërsi të Kungimit të parë.

Katekizmi “Shenjat e fesë”, sipas gjykimit të katekistëve dhe barinjve të fëmijëve, mund të përbëjë një program në vetvete ose të përdoret si përplotësim i katekizmit “Zotëri, na mëso edhe ne të lutemi”.

Atë Flavio Cavallini

ZOTËRI, NA MËSO EDHE NE TË LUTEMI

Etapa II

Rrugëtimi i dytë për fëmijë dhe para-adoleshentë

Ky mjet katekistik kushtuar më të rinjve, synon të vazhdojë formimin për jetën e krishterë, duke zhvilluar dimensionin e lutjes, bashkëbisedim i përbërë nga dëgjimi dhe fjala. Për shumëkënd, filizi i parë i fesë merr formë duke filluar nga lutjet e mësuara në familje. Për të tjerët, kjo ndodh në kontaktet e para me bashkësinë e krishterë të mbledhur në lutje. Po për të tjerë, rasti mund të përfaqësohet pikërisht nga fillimi i itinerarit katekistik. Synimi është gjithmonë të ndërthurim përvojën me njohuritë, në mënyrë që çdo mësim të ankorohet në një realitet konkret.

Me këtë qëllim, çdo skedë që e përbën këtë mjet katekistik synon të shpërfaqë përmbajtjet e fesë të pranishme në fjalët dhe gjestet që shprehin lutjen në format e saj të ndryshme. Në fund të rrugëtimit, katekisti do të ketë pasur mundësinë t’u përçojë dëgjuesve të tij të rinj, të gjitha të vërtetat kryesore të fesë, duke i paraqitur ato si elemente të një marrëdhënieje personale përfshirëse me Hyjin. Një mënyrë e thjeshtë kjo për të zbatuar edhe sot rregullin e lashtë të Etërve të Kishës: Lex orandi, lex credendi, pra, përmbajtja e lutjes është përmbajtja e fesë, me fjalë të tjera, Kisha beson ashtu si lutet.

Atë Flavio Cavallini

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme